Teze e Zgjidhur Provimi Lenda "Drejtim Financiar"
|
|
Teze e zgjidhur e dhene ne provimin e lendes "Drejtim Financiar" Dega Administrim Biznesi date 9 qershor 2002
|
|
|
T E ZA A
Lënda: Drejtim Financiar
Data: 09.06.2002
Koha: 2.5 orë
SEKSIONI 1 (40 pikë)
Çdo përgjigje e saktë vlerësohet me 1 pikë.
-
Ekziston një lidhje pozitive ndërmjet riskut dhe kthimit. Sa më i lartë risku i një investimi, aq më e lartë norma e kërkuar e kthimit nga ky investim.
-
Letrat me vlerë me të ardhura fikse, të tilla si: obligacionet dhe aksionet e preferuar, zakonisht kanë beta të barabartë me zero.
Raportet e likuiditetit përdoren për të matur shpejtësinë me të cilën llogari të ndryshme konvertohen në shitje E vërtetë E gabuar
-
Fitimet e një firme përfaqësojnë saktësisht flukset e arkës që janë të disponueshëm për aksionerët.
-
Sa më e pjerrët të jetë vija që lidh EBIT më EPS, aq më i madh është risku financiar.
-
Sistemi i analizës DuPont integron pasqyrën e të ardhura-shpenzimeve dhe bilancin në një matës përmbledhës të përfitueshmërisë.
-
Obligacionet me maturitet të shkurtër do të kenë një risk më të ulët të normave të interesit sesa obligacionet me maturitet më të gjatë, duke supozuar se tiparet e tjerë janë identikë.
-
Teoria e MM mbështetet gjithashtu në argumentin që norma e kërkuar e kthimit nga investitorët nuk influencohet nga politika e dividentit që ndjek firma; si rrjedhim, politika e dividentit është e parëndësishme.
-
Beta paraqet gjeometrikisht pjerrësinë e SML (vijës së tregut të letrave me vlerë).
-
Pasqyra e të ardhura-shpenzimeve njihet ndryshe si pasqyra burim-përdorime.
-
Projektet duhet të vlerësohen në bazë të fitimit kontabël që ata gjenerojnë, sepse këto fitime shkojnë për të përmbushur detyrimet e kompanisë.
-
Menaxheri financiar mund ta reduktojë pasigurinë dhe të marrë vendime më të mençura financiare duke përgatitur disa buxhete të arkës, ku secili prej tyre bazohet në supozime të ndryshme për të ardhmen.
-
Në modelin SOP, kostoja totale minimizohet në pikën ku kosto e porosisë dhe kosto e drejtimit janë të barabarta.
-
Duke supozuar se EBIT mbahet konstant, vlera e një firme maksimizohet kur WACC minimizohet.
-
Kosto specifike e secilit burim financimi në llogaritjen e WACC vlerësohet përpara tatimit.
-
Përdorimi i NPV-së për të përzgjedhur ndërmjet projekteve reciprokisht të përjashtueshëm, kur projektet nuk kanë të njëjtën jetëgjatësi, shpie në vendime jokorrekte.
-
Është e pamundur që kombinimi i letrave me vlerë të rezultojë në një portofol që është më riskoz sesa letra me vlerë më riskoze në këtë portofol.
-
Objektivi kryesor i menaxherit financiar është:
-
Pasuria e aksionerëve të një koorporate përfaqësohet nga:
-
__________ jane flukset e arkës që shoqërojnë blerjet dhe shitjet e aktiveve fikse.
-
Raporti __________ mat levën financiare të firmes:
-
Një firmë, shitjet e së cilës janë $500.000, fitimet neto pas tatimit janë $20.000, detyrimet totale janë $200.000 dhe kapitali aksioner është $100.000, do të ketë një ROE të barabartë me:
-
Raporti __________ mat aftësinë e firmës për të paguar detyrime të tilla si: pagesat e interesit, principalit, qerasë, dividentit të aksioneve të preferuar, etj:
-
Një çift i ri dëshiron të grumbullojë $35.000 në fund të katër viteve, në mënyrë që të paguajë për blerjen e një shtëpie. Sa duhet të jetë shuma me të cilën ata duhet të kontribuojnë në fund të çdo viti, në mënyrë që pas katër vjetësh të blejnë shtëpinë, kur dimë që norma e interesit është 6%:
-
Nëse beta e një letre me vlerë është 1,25, norma e interesit e lirë nga risku është 0,04 dhe kthimi nga portofoli i tregut është 0,12, sa është kthimi i kërkuar nga kjo letër me vlerë?
-
Një person, i cili preferon riskun dhe nuk kërkon kthim shtesë për të kompesuar këtë risk, quhet:
-
Një firmë ka emetuar një obligacion që ka një kupon prej 11%, paguan interes çdo 6 muaj, ka një normë të kërkuar kthimi prej 14% dhe i kanë mbetur edhe 10 vjet deri në maturim. Me çfarë çmimi po shitet aktualisht obligacioni:
-
Flukset e arkës të një projekti zgjerimi ndryshojnë nga ata të një projekti zëvendësimi për faktin se flukset e arkës nga aktivi i vjetër në një proces zgjerimi:
-
__________ është norma e aktualizimit që barazon vlerën aktuale të flukseve hyrës të arkes me vlerën aktuale të flukseve dalës:
-
__________ i referohet riskut të një firme e cila është e paaftë të mbulojë kostot e saj operative.
-
Zakonisht, burimi më pak i shtrenjtë i kapitalit afatgjate të një firme është:
-
Një firmë ka kosto operative fikse në masën $4.500, çmimi i shitjes për njësi të produktit të saj është $12 dhe kosto variabël për njesi është $7. Pika kritike në njësi të shitura është:
-
Leva __________ ka të bëjë me lidhjen ndërmjet të ardhurave nga shitja dhe fitimeve përpara interesave dhe tatimit.
-
Politika e dividentit është një formë e:
-
Qëllimi kryesor në përgatitjen e një buxheti arke është:
-
Qëllimi i menaxhimit të inventarit, duhet të jetë minimizimi i:
-
Për të qenë e leverdisshme për blerësin, alternativa afat-zbritje duhet të jetë e tillë që:
-
Çfarë norme efektive interesi i ngarkohet një blerësi në kushtet 5/10 net 60, nëse blerësi shmang afatin e zbritjes dhe paguan në fund të 60 ditëve:
-
Supozojmë se po blini mallra me vlerë $50.000 nga një firmë e cila ofron kredinë me terma 2/10 net 30. Cila do të jetë pagesa aktuale nëse paguani brenda 10 ditëve:
-
Hightech Inc. pret një divident për vitin që vjen në masën $3,20 për aksion, ka një normë rritjeje të dividentit prej 8% në vit dhe një normë të kërkuar kthimi prej 15%. Sa është vlera e aksioneve të zakonshëm të Hightech Inc?
SEKSIONI 2 (20 pikë)
Çdo përgjigje e saktë vlerësohet me 5 pikë.
-
Përmendni 6 parime të tregut efiçient. Përpiquni të jeni të saktë në formulimin e tyre. A jeni në gjendje të shpjegoni lidhjen e të pakten dy prej ketyre parimeve me njëri-tjetrin?
-
Cili është ndryshimi ndërmjet rritjes së pasurisë së aksionerëve dhe maksimizimit të fitimit? A është në kundërshtim me kriterin e rritjes së fitimit një vendim i shoqërisë që shpie në rritjen e pasurisë së aksionerëve?
-
Në cilat situata (nëse ka të tilla) maksimizimi i fitimit dhe maksimizimi i pasurisë së aksionerëve janë të njëvlershëm? Shpjegoni.
-
A ka kontradikta interesash ndërmjet aksionerëve dhe kreditorëve të shoqërisë? Nëse ka, cilat janë dhe si zgjidhen?
|
|
|
|
|
|
|