marketkonekt
0 0
2
 
Kuptimi i faktit juridik. Llojet e fakteve juridike
Dihet qe normat juridike nuk krijojne marredhenie juridike,por ato parashikojne mundesine e lindjes se nje mardhenieje juridike. Pikerisht, rrethanat qe shkaktojne lindjen, ndryshimin apo shuarjen e marredhenieve juridike ne pergjithesi, pra edhe te marredhenieve juridiko-civile ne vecanti, do te quhen: FAKTE JURIDIKE.

Dihet qe normat juridike nuk krijojne marredhenie juridike,por ato parashikojne mundesine e lindjes se nje mardhenieje juridike. Pikerisht, rrethanat qe shkaktojne lindjen, ndryshimin apo shuarjen e marredhenieve juridike ne pergjithesi, pra edhe te marredhenieve juridiko-civile ne vecanti, do te quhen: FAKTE JURIDIKE. Ne kuptim te ligjit, dhe te cdo norme juridike, nje marredhenie juridike lind, ndryshohet, apo shuhet vetem kur vertetohet fakti juridik I parashikuar.Por jo cdo rrethane, e cila vertetohet ne jeten e perditshme, quhet fakt juridik. Qe nje rrethane, e cfaredo lloji apo kategorie qofte, te konsiderohet si fakt juridik duhet te jete parashikuar nga nje norme juridike. Plotesimi I ketij kushti e kthen nje rrethane shoqerore te cfaredoshme ne fakt juridik, sjell lindjen, ndryshimin apo shuarjen e nje mardhenieje juridike, pra, ka pasoja juridike.

 
     Faktet juridike jane te shumellojshme dhe te panumeruara perfundimisht ne nje liste. Duke u paraqitur si te tilla eshte e nevojshme nje ndarje ne kategori e fakteve juridike:
 
     a) NGJARJET, jane ato rrethana, vertetimi I te cilave nuk varet nga vullneti I njerezve. Me kete do te kuptojme qe vullneti I askujt nuk eshte percaktues ne lindjen e nje rrethane te tille, por ajo shfaqet pavaresisht nga vullneti I njerezve. Ne kete kategori futen:
     1. lindja e njeriut
     2. vdekja e njeriut
     3. dukurite e natyres, si zjarri, termeti, permbytja etj.
     4. plotesimi i nje afati, pra kalimi i nje kohe te caktuar etj.
 
 
Kuptohet qe vertetimi I seciles nga rrethanat e mesiperme sjell pasoja juridike. Keshtu:
     · Me faktin juridik te vdekjes lidhet e drejta e trashegimise, zevendesimi i paleve ne nje mardhenie juridiko- civile, mbarimi I nje martese, shuarja e te drejtes prinderore, shuarja e nje detyrimi qe rrjedh nga e drejta e autorit etj.
     · Me vertetimin e nje dukurie Me faktin juridik te lindjes se nje personi lidhet dhe e drejta prinderore, e drejta per te trasheguar etj.
     · te natyres, si fakt juridik, lindin pasoja juridike ne kontraten e sigurimit te pasurise p.sh. nga zjarri, termeti, permbytja etj.
     · Me kalimin e nje afati, si fakt juridik I kategorise se ngjarjeve, lidhet shuarja e te drejtes se padise (parashikimi shues neni 112 K. C. SH), lindja e se drejtes se pronesise (parashikimi fitues, neni 168 – 169 K. C. SH ).
 
b) VEPRIMET E NJEREZVE, jane ato rrethana vertetimi i te cilave varet nga vullneti i njerezve, pra jane te vullnetshme. Ky eshte lloji me i madh i fakteve juridike, pasi shumica e maredhenieve juridiko- civile krijohen, ndryshohen apo shuhen me vullnetin e njerezve.
 
     Sipas kriterit, nese njerezit veprojne ose jo, keto i ndajme ne:
     Veprime pozitive, kur kryhen veprime nga njerezit p.sh. lidhet nje kontrate si mardhenie juridike, permbushet nje detyrim, caktohet nje perfaqesues, hartohet nje testament, etj.
 
     Veprime negative, kur nuk lidhet nje mardhenie juridike, nuk permbushet nje detyrim, nuk ushtrohet e drejta e padise me kalimin e nje afati, pra me mosveprim te njerezve.
 
     Sipas kriterit te ligjshmerise veprimet e njerezve I ndajme ne:
     1. Veprime te ligjshme, jane ato veprime qe kryhen ne pajtim me ligjin, pra qe nuk vijne ne kundershtim me permbajtjen e nje norme juridike. Veprimet e ligjshme ndahen ne:
a) Veprime juridike te njeanshme ose te shumanshme.
b) Veprime te tjera te ligjshme
 
     Veprimet juridike te njeanshme kerkojne shfaqjen e vullnetit vetem nga nje pale per vlefshmerine e tyre, p.sh. perpilimi I testamentit, leshimi I prokures, heqja dore nga trashegimia etj. Veprimet juridike te dyaneshme kerkojne shfaqjen e vullnetit nga dy pale per vlefshmerine e tyre,p.sh. kontratat. Ne grupin e veprimeve te tjera te ligjshme futen ato veprime qe nuk kerkojne vullnetin e te dy paleve, dhe qe, pavaresisht nga vullneti I personit qe kryen veprimin, ato sjellin pasoja juridike. P.sh.gjetja e nje sendi si fakt juridik krijon nje maredhenie juridike duke sjelle detyrimin e personit per ta dorezuar sendin, dhe me vone fitimin e pronesise ( neni 182 i K. C. SH. ). Po keshtu, zgjedhja e vendbanimit nga prindi sjell detyrimin e femijes se mitur te kete po ate vendbanim ( neni 13 i K. C. SH.).
 
     2. Veprimet e paligjshme, te cilat nuk pajtohen ne ligjin dhe vijne ne kundershtim me permbajtjen e nje norme juridike. Ketu futet p.sh. shkaktimi I demit.
 
     c) AKTET ADMINISTRATIVE, si akte te organeve te administrates shteterore, jane veprime te ligjshme te njeriut, por qe per shkak te subjektit te vecante qe kryen veprimin juridik te nxjerrjes se aktit, perbejne nje kategori te vecante te fakteve juridike. Aktet administrative si fakte juridike kane rendesi jo vetem per mardheniet mes personave juridike shteterore dhe strukturave te shtetit, por edhe ne mardhenie me shtetasit, pasi shpesh sjellin lindjen, ndryshimin apo cuarjen e nje mardhenieje juridike, kur shtetasit jane pale me te.Vecori dalluese per aktet administrative si fakte juridike eshte se organi qe nxjerr aktin nuk eshte dhe nuk behet subjekt i mardhenies juridiko- civile qe akti synon te krijoje, ndryshoje apo shuaje, mbasi subjekte jane persona te tjere. Keshtu p.sh. certifikata e gjendjes civile eshte akt administrativ i leshuar nga Zyra e Gjendjes Civile si organ kompetent. Ajo sjell pasoja juridike vetem per shtetasin dmth. Z. GJ. C. nuk eshte subjekt. Kjo e fundit eshte e detyruar nga ligji perkates vetem per regjistrimin e fakteve juridike te ndryshme si lindja, martesa, vdekja etj, mbajtjen e akteve perkatese, si edhe leshimin e certifikatave kur personi I interesuar e kerkon,pra Z. GJ. C. nuk eshte subjekti te cilit idrejtohen pasojat juridike te aktit (certifikaten). E njejta gje vlen per te gjitha organet administrative qe nxjerrin aktet administrative per faktet juridike qe lidhen me shtetasit.
 
     d) VENDIMET GJYQESORE, jane akte te gjykates si organ shteteror, qe jepen pas nje procesi te rregullt ligjor, dhe qe nga permbajtja e tyre krijohet, ndryshohet apo shuhet nje marredhenie juridike. Keshtu p.sh: 1. Vendimin gjyqesor per njohjen pronar, nenet 169-170 te K.C.SH, eshte nje fakt juridik me te cilin krijohet mardhenia juridike e re e pronesise, pra lind e drejta e pronesise ne favor te dikujt. 2. Vendimi gjyqesor per zgjidhjen e marteses (neni 94 K. F dhe nenet 358- 368 te K. Pr. C.) eshte nje fakt juridik me te cilin ndryshon statusi juridik i personit, shuhet martesa si institut I se drejtes familjare, dhe lind nje detyrim, sic eshte detyrimi per ushqim.
 

     e) FAKTE JURIDIKE KOMPLEKSE, do te quajme ate kategori te fakteve juridike qe kerkon vertetimin e se paku dy fakteve juridike. Keshtu p.sh. ne rastin e nje trashegimie me testament kerkohet vertetimi I dy fakteve juridike, testamenti, si veprim juridik I njeanshem, dhe vdekja e personit trashegimlenes, si fakt juridik I kategorise se ngjarjeve. Po keshtu sipas ligjit 7698, dt 15/04/1993 "Per kthimin dhe kompesimin e pronave ish-pronareve" dhe V. K. M. ne zbatim te ketij ligji, per te lindur mardhenia juridike e re e pronesise, duhet qe personi te paraqese dokumentacionin perkates dhe nje kerkese prane K. K. K. P.( Kerkesa eshte fakt juridik I kategorise se veprimeve te njerezve), dhe gjithashtu qe K. K. K. P. te marre nje vendim,me te cilin e njeh kerkuesin si ish- pronar ( vendimi I K. K. K. P. ne kete rast eshte nje fakt juridik I kategorise se akteve administrative ). Kur sipas Nr 22 ligji 7698, V. 1993 ceshtja shkon ne gjykate, por pronesia vertetohet ne rruge gjyqesore, vendimi I K. K. K. P. si fakt juridik I kategorise se akteve administrativ zevendesohet nga vendimi gjyqesor si fakt juridik I kategorise se vendimeve gjyqesore.

itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: Doktori
ikub #:
 2
910260017





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
DENISA
Para 31 muajsh  
  
DENISA (Para 0 min)
Desha te dija nese eshte e mundur materialin lidhur me KUPTIMIN E VERTETIMIT JURIDIK TE NJE FAKTI .....ETJ mundet ta perdorim si interpretim ne proces gjyqsor? Pra a eshte zyrtar ky interpretim? Lutem te me informoni se kush e ka punuar kete material.
Ne pritje te pergjigjes tuaj,
Denisa
     
DENISA
Para 31 muajsh  
  
Desha te dija nese eshterialin lidhur me KUPTIMIN E VERTETIMIT JURIDIK TE NJE FAKTI .....ETJ mundet ta perdorim si interpretim ne proces gjyqsor? Pra a eshte zyrtar ky interpretim? Lutem te me informoni se kush e ka punuar kete material.
Ne pritje te pergjigjes tuaj,
Denisa
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan

spitaliamerikan