marketkonekt
0 0
0
 
Matja e kohës
Njësia bazë e matjes së kohës është sekonda.

Deri në vitin 1960, përkufizimi i sekondës ishte : sekonda është 1 86400 pjesë e një dite mesatare diellore. Si shihet, qoftë përkufizimi, qoftë matja e sekond ës kalonte për nga astronomia. Astronomët duhet të matin kohën që i duhet Diellit, brenda një ditënate, të vijë në pozicionin ku ishte një ditë më parë në qiell.

  • Në fakt, kjo kohë fluktuon rreth një vlere mesatare kryesisht për arsye të dy dukurive:

  • orbita e Tokës është një elips. Kështu, rrotullimi i dukshëm i Diellit në qiell varion në varëSi të afërsisë Tokë-Diell (ligji i dytë i Kepler-it).

kohëzgjatja e ditënatës varet nga pjerrësia e boshtit të Tokës ndaj tangentes me orbitën, që në pozicione të ndryshme në orbitë merr vlera të ndryshme.

Në të dyja rastet, ky fluktuacion në kohë prek pjesën rreth 4 minuta që i shtohet ditës yjore për të dhënë vlerën e ditës diellore. Ai ka një cikël vjetor. Ndërkohë, preçesioni i ekuinokseve krijon një variacion sistematik në periudha njëvjeçare, sepse ka një cikël rreth 26 mijë vjeçar.

Sidoqoftë, ka edhe faktorë të tjerë që prekin periodën e rrotullimit të Tokës rreth boshtit të vet Si rrymat e brendshme në Tokë, rregjimi i erërave, etj.

Të gjithë këta faktorë që shkaktojnë fluktuacione në vlerën e ditënat ës njihen gjithnjë e më mirë dhe mund të parashikohen me llogaritje. Me teknikat e sotme arrihet që gabimi në matjen e kohëzgjatjes së një dite mesatare të jetë 10−8, d.m.th i rendit të milisekondës. Për një vit kjo jep një gabim të rendit 0.3s. Koha e matur në këtë mënyrë quhet UT1 (Universal Time1).
Sidoqoftë, zbulimi i ngadalësimit të rrotullimit të Tokës rreth boshtit të vet, ndonëse i rendit të ms në shekull, e trondit përkufizimin e mësipërm të sekondës. Ai prek përjetësinë e kohës! Për këtë arsye, pas zbulimit të efektit MASER nga Mekanika Kuantike, u arrit në një mënyrë shumë më të saktë për matjen e kohës, në orët atomike. Ora atomike aktualisht ka për bazë atomin e Cesiumit.

Nëpërmjet saj, sekonda e përkufizuar pas vitit 1972 është shumë më stabël: sekonda është kohëzgjatja e 9 192 631 770 periodave të rrezatimit që i korrespondon kalimit mes dy niveleve hiperfine të gjendjes themelore të atomit të Cesiumit 133. Koha e bazuar mbi këtë sekondë quhet IAT (International Atomic Time).

Ekziston një procedurë shumë e përpunuar që ndërton IAT dhe organizmi i akredituar për të realizuar këto procedura është BIPM Francë (Zyra Ndërkombëtare e Peshave dhe Masave). Aty merren në konsideratë të dhënat nga disa qindra orë atomike Cesiumi në laboratorë të ndryshëm të shpërndarë kudo. Sot saktësia në përcaktimin e IAT shkon në 10−14, pra rreth një milionë herë më saktë se UT1.

Meqë frekuenca e mësipërme e atomit të Cesiumit është përcaktuar në vitin 1820, rrjedhja e orës atomike përputhet me rrjedhjen e UT1 në këtë periudhë, që ishte rreth 2.5 ms në ditë më e shkurtër sesa sot. Kështu, ora atomike rrjedh rreth 1s në vit më shpejt se UT1. Për këtë arsye, herë pas here vitit i shtojmë nga një sekondë për të barazuar të dy orët. Ora që rezulton nga kjo procedurë quhet UCT (Universal Coordinated Time).

Si e thamë, matja e ditës mesatare diellore është nën efektin e shumë fluktuacioneve, rrjedhimisht sekonda e UT1 nuk rritet rregullisht. Ka laboratore të akredituara që kanë për detyrë të ndjekin rrjedhjen e sekondës tokësore, nëpërmjet vrojtimeve me teknikat më të sofistikuara sot të lëvizjes së yjeve dhe nëpërmjet ndjekjes së të gjitha proceseve gjeologjike që çojnë në fluktuacione të rrotullimit të Tokës rreth boshtit të vet. Duke krahasuar këtë rrjedhje me rrjedhjen e orës atomike, fizikanët vendosin se kur duhet bërë shtimi i sekondës suplementare. Praktikisht kjo ndodh ose në 1 korrik, ose në 1 Janar. Ka një akord që diferenca mes UT1 dhe IAT të mos e kalojë asnjëherë vlerën 0.9s. Kur u vendos që Si orë bazë të merrej ajo atomike, origjina e përbashkët e dy orëve u fiksua me 1 Janar 1958. Që prej atëhere janë shtuar vazhdimisht sekonda. Po të mos ishte ndjekur kjo procedurë, do të kishim humbur rreth 35 sekonda.

Këto nivele të larta saktësie mund të quhen të tepruara në jetën e përditshme, por përbëjnë një referencë të dobishme për shumë sisteme komunikimi, për matje shkencore në radioastronomi, spektroskopi, gjeodezi, për sistemet automatike të rregjistrimit të të dhënave apo rrjetet e kontrolluara kompjuterike.

Për sa i përket përcaktimit të orës në jetën e përditshme, duhen marrë në konsideratë disa faktorë. Së pari, mesdita e vërtetë e një vrojtuesi në glob ndodh atëhere kur qendra e Diellit kalon nëpër zenit, që do të ishte dhe Koha zero për këtë pozicion. Për përcaktimin e këtij momenti duhen marrë në konsideratë të gjitha parregullsitë e thëna më sipër, nëpërmjet një ekuacioni që quhet ekuacioni i kohës. Ky ekuacion përcakton kohën mesatare për një pozicion të caktuar. Koha civile është Koha mesatare plus 12 orë, në mënyrë që dita civile të fillojë në mesnatë. Unifikimi i orëve në Tokë është rregulluar nëpërmjet brezave orarë, çdo brez përfshin një zonë 15 gradë në gjatëSi gjeografike.

Si kohë universale (UT) përkufizohet Koha civile e Greenwich, meridianit zero tokësor. Koha ligjore e Shqipërisë është UT plus një orë në dimër ose plus dy orë në verë.

itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: mili
Lexuar: ikub #:
 0
 1.791 910270105





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

GlobeAlbania

digitalb