marketkonekt
0 0
3
 
E DREJTA CIVILE
E drejta civile teze provimi 2007-2008

   TEZA E PROVIMIT 2007-2008

 

E DREJTE CIVILE
TEZA nr. 14

1. Pavlefshmëria e plotë dhe e pjesshme e veprimit juridik. Pasojat. Ilustroni me shembuj.
2. Përfaqësimi, zëvëndësimi në përfaqësim dhe rastet ligjore kur lejohet ai.
3. Radha e trashëgimisë. Trashëgimtarët e radhës së parë dhe të dytë. Pjeset e tyre.
4. Kushtet që të fitohet pronësia mbi një send të paluajtshëm me keqbesim me parashkrim fitues.
5. Garancia e sipërmarrësit për të metat e veprës. Afatet.

PROCEDURE CIVILE TEZA nr.9
1. Kuptimi i provave.
2. Legjitimiteti aktiv dhe legjitimiteti pasiv i palëve.
Secila pyetje vlerësohet me 25 pike.
E DREJTE PENALE
TEZA nr. 12
1. Lidhja shkaksore ( 25 pike)
2. Fallsifikimi i dokumentave (25 pike)

PROCEDURE PENALE
TEZA nr 5
1. Veprimet paraprake për gjykimin e çështjes ( 25pike)
2. Akuzat e reja gjatë gjykimit (25 pike)

E DREJTE KUSHTETUESE DHE E DREJTE ADMINISTRATIVE
TEZA nr. 6
1. Funksionimi i drejtimit politik të qeverisë
2. Prapaveprueshmeria e aktit administrativ
Secila nga pyetjet vleresohet me 25 pike.
ESSE
TEZA nr. 23
Familja është qeliza e shoqërisë. Jo me shume se 4-5 faqe.


KASUZI CIVIL
TEZA nr. 9
Midis palëve ndërgjyqëse, paditësi R.Z dhe të paditurit shoqëria <> sh.p.k është lidhur kontrata esipërmarjes datë 01.06.2001, në të cilën paditësi ka rolin e porositësit, ndërsai padituri është sipërmarrës dhe investitor.
Me këtë kontratë pala paditëse do të vinte në dispozicion të të paditurit një sipërfaqe trualli prej 480m2 , mbi të cilën kjo e fundit do të ndërtonte një pallat 10 katësh. Paditësi do të merrte 10 hyrje në katin e parë dhe të dytë të banimit si dhe 3 dyqane me sipërfaqe 70 m2 gjithsej, në katin përdhes.
Në momentin e përpilimit të kontratës ka qënë miratuar vetëm leja për shesh ndërtimi, ndërsa veprimet e tjera për nxjerrjen e lejës së ndërtimit do të ndërmerreshin nga pala e paditur. Në kontratë ishte parashikuar gjithashtu qe afati i përfundimit te punimeve do të ishte 24 muaj nga data e fillimit të tyre.
Edhe pse veprimet e palës së paditur për përfundimin e proçedurave për nxjerrjen e lejes së ndërtimit kanë qënë të mënjëhershme, nga ana e K.R.T-së është vonuar nxjerrja e lejes, e cila është siguruar vetëm në 28.03.2003, datë nga e cila kanë filluar menjëherë punimet.
Për shkak të disa ankesave të kufitarëve pala e paditur është detyruar të hartojë një projekt të ri, për ruajtjen e distancave urbanistike.
Pala paditëse R.Z kërkon në gjykatë zgjidhjen e kontratës së sipërmarrjes. Duke pretenduar se është shkelur afati 2-vjeçar i parashikuar në kontratë për dorezimin e veprës, si dhe sipas projektit të ri kontrata është e pazbatueshme.
Në ndërtimin e ri nuk disponohen 10 hyrje në katin e parë dhe të dytë. (Vendim i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, nr 31, datë 12.01.2006 Nr.3181/1026 i Regj.Themeltar.)
PYETJE
1.Cila është natyra juridike e kontratës së sipërmarrjes?Cilat janë të drejtat dhe detyrimet e palëve në një kontratë të tillë?
2.Mbi kë palë rëndon <> si element i rëndësishëm i kësaj kontrate?
3.A prezumohet rreziku në një kontratë të tillë?Cila është barra e provës për secilën nga palët e mësipërme në proçes?
4.A mund të konsiderohet dhënia ose jo e lejes së ndërtimit, pjesë e rriskut të kontratës së sipërmarrjes?
5.A është vendosur në kontratë afat për fillimin e punimeve?A jemi para shkeljes së afatit nga i padituri?
6.Çfarë pasoje juridike ka mosnjoftimi i porositësit qoftë për mosdhënien e lejes së ndërtimit ose për ndryshimet në objekt?
7.Cila është marrëdhënia mjidis nenit 861 parag2 i K.C në lidhje me zgjidhjen e kontratës së sipërmarrjes dhe nenit 689 të tij, në lidhje me zgjidhjen e kontratës në përgjithësi?
8.si do të vendosnit në një rast të tillë?




KASUZI PENAL
TEZA nr. 47
R.D. në vitin 1996 ka qënë duke kryer shërbimin ushtarak në Pasha Liman, Vlorë. Më datën 10 shtator 1990 ka kryer shërbimin në vendrojë deri në orën 18.00 kur është ndërruar nga ushtari A.B. Pak pas fillimit të detyrës nga ushtar A.B. në vendrojë ka ardhur përgjegjësi i rojeve Sh.K. i cili i ka kërkuar llogari A. Për bagëtitë që ishin futur në territorin e repartit, ndersa ky i fundit e ka sqaruar se bagëtitë i kishte gjetur aty.
Në atë kohë pranë vendrojës ka ardhur R.D. të cilit Sh.K i ka kërkuar llogari për bagëtitë e futura në territorin e reparit dhe në të njëjtën kohë e ka dënuar për të bërë edhe 3 orë të tjera shërbim, duke i dhënë armën e A.B.
Në këto momente në vëndrojë ka ardhur ushtari E.K. icili ka filluar të tallet me R.D. për faktin se ky i fundit po bënte shërbim shtesë si masë dënimi. R.D. i ka kërkuar të largohej se do ta vriste, po E.K. ka vazhduar ta ngacmonte e fyejë dhe në këto momente R.D. e ka qëlluar me armë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.




 
Çështje për zgjidhje:
1.Kemi vrasje me paramendim?
2. Kemi vrasje të ushtarakut të parashikuar nga Kodi penal ushtarak?
3. Apo kemi vrasje me dashje?
4. Bëni cilësimin e duhur të veprës penale.

TEST I INTELIGJENCES
TEZA 10
1.Cila nga ato që janë numëruar më poshtë ndryshon nga të tjerat? Përgjigjen e saktë rrethojeni:
Shalqini, pjepri, kungulli, qitro, portokalli.

2.Cili do të jetë numri tjetër i serisë:
12, 36, 6, 18, 3, ____

3.Një fermer ka grumbulluar 1260 pjeshkë. 1/7 e tyre shkon për tu përpunuar. 2/4 e pjesëes së mbetur u shit si prodhim i cilësisë së parë dhe pjesa tjetër si prodhim i cilësisë së dytë. Sa kg të cilësisë së dytë u shitën?
___________kg
4.Një gotë plotë me qumësht e ka peshën e përgjithshme të saj 370 gr. Kur gota është gjysëm me qumësht peshon 290 gr. Sa peshon vetë gota?
___________gr
5. Vendos shenjat “<”, “>” ose “=” në çiftet e mëposhtme të thyesave:
1/7 1/5; 2/4 2/3; 2/4 1/4; 3/5 4/11
6. Gjej si vazhdon: abe, bcë, ______.

7.Nëse shkronja “a” kushton 1 lek, shkronja “b” kushton 2 lek, e kështu me radhë shkronja “zh” kushton 36 lek, mundohu të gjesh një emër fruti që kushton më shumë se 100 lekë.

8.Këtyre fjalëve juridike u janë hequr zanoret:spdcn, zfrkt, qrj, psdm, dspnm, shqt. A mund t’i gjeni cilat fjalë janë?
______________________________________________ ______________________________________________
9.Cili është tjetri?
31, 28, 31,30, 31, 30; 35, 32, 35, 34, 35, 34;
______________________, ______________________.
_____________________; _____________________;
10. Në një pulari u mblodhën 249 vezë. 1/3 u vunë në inkubator për të nxjerrë zogj të rinj dhe ¼ e atyre që mbetën u tërhoq nga një punishte ëmbëlsirash. Pjesa që mbeti u shit në treg, duke u vendosur në mbajtëse me nga 6 kokrra. Sa mbajtëse vezësh u nevojitën për në treg?

11.Një traktor e punon një arë neë 60 minuta. Një tjetër më i avancuar si teknologji e punon në 30 minuta. Sa kohë do t’ju duhej ta punojnë së bashku? _______________________
12.Tre numra të njëpasnjëshëm të shumëzuar së bashku japin 4080. Cilët janë këta numra?
______________, ________________, _______________

13.”Ana është më e vogël se Tana dhe Nora është më e madhe se Ana”. Cila nga thëniet e mëposhtme është më e saktë se të tjerat:
i. Nora është më e vogël se Tana.
j. Nora është më e madhe se Tana.
k. Nora është po aq e vogël sa dhe Tana.
l.Nuk mund të themi nëse Nora apo Tana është më i vogël.

14.Cili vënd është më pak i ngajshëm me të tjerët:
Berati, Budapesti, Parisi, Roma,Shkupi.
15. Nëna gjeti një pusullë në xhepin e bluzës së vajzës së saj. Shkrimi ishte i dikujt tjetër dhe letra ishte e koduar. Në të shkruhej: “Tëfë, prefesëfë nëfë oforëfën tefetëfë pëfërëfëpafarafa shkofollëfës. Ifi yfytifi Tafaninfi.” Çfarë shkrujhej në pusullë?
16. Cili numër paraqitet DVIII në shkrimin romak?
17.Me pesë dysha dhe aq shenja plus sa të doni, formoni numrin 28.
18.Cili numër është? Është numër simetrik (lexohet njëlloj nga e majta në të djathtë dhe anasjelltas, është numër tek, është numër kub, është shumëfish i 7, dy më shumë se ai numër plotëpjestohet me 5. Ka tri shifra.)__________________
19. Një pullë e kategorisë së parë kushton 26 lekë, një pullë e kategorisë së dytë kushton 21 lekë. Unë ble disa pulla që kushtojnë 193 lekë. Sa pulla të secilit çmim kam blerë?
20. Dy pata para një pate, dy pata pas një pate dhe një patë në mes. Cili është numri më i vogël i patave me këtë vendosje?
21. Cili është numri i vetëm midis 1 dhe 10 që nuk e plotpjesëton 360?

22. Një kod sekret fjalën BLETA e ka koduar me numrat 3, 17, 8, 29, 2. Me ç’numra duhet koduar fjala KRIPA?___

23. Nëse ka 10 çorape blu, 10 çorape të kuqe dhe 10 çorape kafe në një sirtar në një dhomë të errët, sa çorape duhen hequr që të jemi të sigurt që kemi tërhequr një çift çorapesh blu?_________
24.Cili numër më i vogël se 100 rritet me 1/5 nëse shifrat e tij kthehen në renditje të anasjelltë?__________

25.Cili është numri më i vogël i fëmijëve në një familje në të cilën secili fëmijë ka të paktën një motër dhe një vëlla?_____
26. Ju keni disa lepuj dhe disa pëllumba. Gjithsej kemi 7 kokë dhe 18 këmbë. Sa lepuj keni?______________
27. Gjatë një kohe të caktuar unë dhe shoku i m luajtëm 211 lojra pishine. Unë fitova 25 ndeshje më shumë sesa humba dhe nuk pati barazime? Sa lojra fitova dhe sa humba?_____________

28. Një gazetë është bërë me fletë dyshe. Faqja 13 mungonte dhe faqja e fundit kishte numrin 20. Cilat faqe të tjera mungonin?

 
itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: Studenti
ikub #:
 3
911120006





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
edona
Para 18 muajsh  
  
e drejta e pronsis
+1     
dardan
Para 26 muajsh  
  
dardani
     
dardan
Para 26 muajsh  
  
huahauahu
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan