marketkonekt
0 0
3
 
Teza e provimit të pranimit të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë (2008-2009)
Teza e provimit të pranimit të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë (2008-2009)

Esse

Teza nr.22
          Vetëgjyqësia-plagë e shekullit XXI. Jo më shumë se 4-5 faqe.
 
 
 
E Drejtë Kushtetuese dhe Administrative
Teza nr.9
1.      Marëdhëniet e presidentit të Republikës me gjyqësorin në bazë të kushtetutës. (25 pikë)
2.      Përputhja e përmbajtjes së aktit administrativ me përmbajtjen e Ligjit dhe me qëllimin e Ligjit. (25 pikë)
 
E Drejtë Civile (teoria)
Teza nr.13
1.      Veprimi Juridik, afati dhe kushti. (10 pikë)
2.      Prokura dhe mbarimi i saj. Zëvendësimi. (10 pikë)
3.      Përkufizimi i Trashëgimisë. Çelja e Trashëgimisë. (10 pikë)
4.      Padia mohuese dhe ajo e rivendikimit. Dallimet kur ngrihen dhe nga kush. (15 pikë)
5.      Dhurimi jo i zxakonshëm dhe dhurimi i bërë për shpërblim. ( 5 pikë)
 
Procedure Civile
Teza nr.6
  1. Kushtet pë të ushtruar të drejtën e padisë. (25 pikë)
  2. Kundërshtimi i veprimit ose i refuzimit të përmbarimit gjyqësor për të kryer 1 veprim të caktuar. (25 pikë)
 
 
E Drejtë Penale (teoria)
Teza nr.19
 
  1. Dashja në kryerjen e veprës penale e format e saj. (25 pikë)
  2. Kontrabanda me mallra të ndaluara. Dallimet nga trafiku me ato mallra.
(25 pikë)
Procedure Penale
Teza nr.6
  1. Kushtet dhe kriteret për caktimin e masave të sigurimit. (25 pikë)
  2. Ekspertimi. (25 pikë)
 
 
 
Kazusi Civil
Teza nr.10
         
 
Me vendimin nr.277, datë 18.10.1980 të gjykatës së rrethit Kavajë, pas pjestimit gjyqësor të pasurisë, shtetasi K.K. bëhet pronar i vetëm i një dhome dhe ambjenteve të tjera ndihmëse në qytetin e Kavajës.
Me vendimin e Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Qytetit të Kavajës, atij i është miratuar ndërtimi i një shtese dhome dhe salloni ngjitur me dhomën e vjetër. Kështu K.K e transformon banesën në dy dhoma, një guzhinë, aneks, sallon, banjo dhe verandë.
Pas vitit 1984 në banesë banon i biri i K.k-së, S. K-ja.
Në 25.06.1989 S.K ia shet banesën R. M-së me anë të një deklarate në prani të dëshmitarit Sh.K. R.M bën meremetime në banesë dhe duke iu referuar nenit 155 të K.Pr.C.-së të vjetër, arrin të vërtetojë gjyqësisht qënien pronar mbi banesë dhe ta rregjistrojë atë në Zyrën e Hipotekës.
          Pas kësaj në 20.11.1995, ai ia shet shtëpinë F.B-së me kontratë noteriale, duke u bërë edhe ndryshimet përkatëse në zyrën ë Hipotekës.
Edhe pse paditësi ka qenë në dijeni të gjithë këtyre ndryshimeve të njëpasnjëshme, ai vetëm në vitin 1998 i është drejtuar gjykatës duke kërkuar pavlefshmërinë e kontratës së shitjes të djalit të tij S.K. me R.M., pavlefshmërinë e kontratës së shitjes midis këtij të fundit dhe F.B-së, si dhe lirimin dhe dorëzimin e sendit. Sipas tij S.K nuk ka qenë pronar kur e ka shitur banesën. Për rrjedhojë të gjitha veprimet juridike të mëpasshme janë të pavlefshme.
          F.B-ja ka prapsuar se edhe pse kontratat mund të jenë të pavlefshme, ai ndodhet në kushtet e parashkrimit fitues. 1.
 
Pyetje 2.
 
  1. Cili është ligji i zbatueshëm për marrëdhëniet juridike objekt konflikti gjyqësor?
  2. si do të ndërtohej ndërgjyqësia në një padi të tillë?
  3. Me çfarë titulli S.K e ka mbajtur banesën dhe e ka shitur më vonë?
  4. Cila është vlera e vendimit gjyqësor të vërtetimit të faktit të pronësisë të R.K –së në bazë të nenit 155 të K.Pr.C-së të vjetër?
  5. A i nënshtrohet parashkrimit shues padia për kërkimin ë sendit?
  6. A mund të merret parasysh kryesisht kalimi i afatit të parashkrimit të padisë.
  7. Cilat janë kushtet për fitimin e sendit të paluajtshëm me parashkrim fitues? A mund të pretendohet një fitim i tillë me anë të prapsimi? Cilat dispozita ligjore do të zbatohen?
  8. Cila është marrëdhënia midis parashkrimit fitues dhe pavlefshmërisë së veprimit juridik?
 
 
 
Kasusi Penal
Teza nr.6
         
          Më datën 19.09.2000 personi R.Gj. nuk i është bindur kërkesës së patrullës së pesë punonjësve të policisë për të ndaluar me mjetin që po drejtonte në qendër të qytetit të B.Currit me shpejtësi të madhe e më pas, është kthyer ka nxjerrë një granatë që, pasi i ka hequr siguresën e ka hedhur në drejtim të pesë punonjësve të policisë.
Nga shpërthimi I granatës është plagosur polici P.B në të dyja këmbët, si dhe është plagosur rëndë shtetësja R.d që ndodhej 20 m larg vendit ku personi R.Gj hodhi granatën.
Pas kësaj ai u largua me shpejtësi por u kap nga forcat e policisë të cilët gjatë kontrollit të automjetit I gjetën një pushkë me krehër, dy krëhëra fishekësh, një granatë mësymëse të cilat rezultonin në gjëndje të mirë teknike.
 
Trego veprat penale për të cilat do të mbajë përgjegjësi personi R.Gj.

 

 

 

Testi i Inteligjencës
Teza nr.23
 
 
 
1- GJashtembedhjete ore qendrojne tek nje dite sic qendrojne 20 dite per
gjithe muajin qeshor.                 
a)- e vertete                      b)- Jo e vertete
2-   Ne alfabetin shqiptar jane ekzaktesisht shtate gerrna te tjera qe ndajne
germen "p" nga germa "u".
 
a)- e vertete                    b)- Jo e vertete                                                                                                       
3-Neqoftese fjala PAK shkruhet nen fjalen KEC, ndersa fjala KAP nen fjalen
PAK, atehere njera prej ketyre fjaleve shfaqet diagonalisht.
a)- e vertete                    b)- jo e vertete
4-Neqoftese do te rivendosnim disa prej germave ne fjalen "centrifuga",
atehere do te arrinim te siguronim nje emer qe i perket nje :
a)- shteti
b)-deti                                
c)- lumi        
d)-mali
e)-liqeni
5-Cila prej pese te meposhtmeve eshte me pak e ngjashme me kater te
tjerat ?                                  .
a)- peshkaqen
b)-drer
c)-lope
d)-qen
e)-luan
6- Cila prej pese te meposhtmevejep krahasimin me te mire ?
"Pema eshte per hijen ashtu si oxhaku eshte per:
a)- tymin
b)- vatren                                          
c)- tullat                                         
d)-qiellin                                  
e)-garazhin               
 
7- Nje prej vendeve te meposhtme eshte me pak i ngjashem me te tjeret:
a)- Nebraska                         
b)- Teksas                    
c)- Maryland              
d)-Washington
e)- Dallas.
 
8- Cili prej qyteteve te meposhtem shtrihet me ne jug ?
a)- Cape Town
b)- Manila
c)- Sidney
d)- Rio de Janiero
e)- Buenos Aires.
 
9- Biografi dhe eseisti I lashtesise Plutarku, vinte nga:
a)- Roma
b)- Maqedonia
c)- Greqia
d)- Egjipti    
e)- Franca          .
 
10- Cila nga pese zgjedhjet e meposhtme jep krahasimin me te mire:
Djali qendron tek e ema si nipi tek....
a)- tezja-halla
b)- mamaja
c)-vajza
d)-xhaxhai
e)-nipi
 
11- Neqoftese do te rivendosim edhe nje here germat ne fjalen APEL,
cfare emri do te mund te shkruanim :
a)- te nje shteti
b)- te nje deti
c)- te nje kafshe
d)- te nje lumi
e)- te nje qyteti             
12- Gerti ecen kater rruge drejt veriut, pastaj kthehet ne lindje dhe ecen dy
rruge, pastaj kthehet drejt jugut dhe ecen tre rruge dhe me ne fund kthehet
drej perendimit dhe ecen dy rruge. Sa rruge larg pikes se nisjes gjendet
tani Gerti ?
a)- nje rruge
b)- dy rruge
c)- tre rruge
d)- kater rruge.
13- Cila prej pese te meposhtmeve jep krahasimin me te mire ?
"Pema eshte per hijen ashtu si oxhaku eshte per:
a)- tymin
b)- vatren                      
c)-tullat
d)- qiellin
e)-garazhin            .               .          
.
14- Cili prej numrave eshte logjikisht i' mepastajmi ne kete sekuence te
meposhtme : 2-6-14-30 ...
a)- 60
b)- 58
c)- 62
d)-48
e)-52
 
15- Cila prej pese te meposhtmeve eshte me pak e ngjashme me te tjerat?
a)- shija
b)- buzeqeshja
c)- ngerdheshja                 
d)- perkulja ( nderimi )          
e)- grimasa
 
 
16- FJalet qe vijojne, mohoj, rri, ndreq, vjeshte, jane te kunderta te kater
fjaleve qe fillojne te shkruhen me germen "p". Cilat jane ato ?
 
 
 
17- Fjala " zhurma" ka' te renditura germat perberese ne invers te
renditjes se tyre ne alfabetin shqip.
a)- e vertete                           b)- jo e vertete
18- Numrat 7- 6-5-1-2-8-9-3-3-4-4-6 mund te lexohen se prapthi si 6-4-4-
3-3-9-8-2-1-5-6-7.
a)- e vertete                        b)- jo e vertete
19- Cila nga konceptet e meposhtme eshte me pak e ngjashme'me te tjeret ?
a)- Liberal
b)- Demokrat
c)- Republikan
d)- Socialist
e)- Presbiterian.
20- Gjyshja i dhuroi Gertit per ditelindje nje sasi parash. Ai i shpenzoi ato ne 5
dyqane. Ne secilen prej tyre ai harxhoi nje lek me teper se sa gjysma e asaj
qe kishte kur hynte ne to. Sa para i dhuroi gjyshja Gertit ?  
a)- 7.5 leke
b)- 25 leke
c)- 30 leke                
d)-46 leke
e)- 62 leke
21- Cili nga qytetet me poshte eshte me pak i ngjashem se sa te tjeret ?
a)- Jakarta
b)- Teheran
c)- Madrid    .
d)- Havana
e)- Munich
22- Cili prej territoreve te rretheve te meposhtme shtrihen me ne jug te
Shqiperise ?                                          ..
a)- Tropoja
b)- Dibra
c)- Shkodra
d)- Mirdita
e)- Mati
 
 
23- Cilat prej dy fjaleve te meposhtme , jane me afer njera tjetres per nga
kuptimi ?
a) - logjike                               
b)-shkencore
c)- racionale                        
d)- komplekse
e)- ekzakte
f)- fjaleshume
24- Cilat prej dy fjaleve te meposhtme, jane me larg njera tjetres per nga
kuptimi ?
a) - logjike
b) -shkencore
c) - racionale
d - komplekse
e) - ekzakte
f) - tipike
25- Nje grup prej 5 njerezish, mund te permbaje 3 miq te perbashket ose 3 te
panjohur te perbashket.
a)- e vertete                      b)- jo e vertete
 
 
26- Kryqezoni gishtat e dores nder njeri tjetrin duke filluar me gishtin e madh
te dores se djathte mbi te madhin e dores se majte. Filloni te numeroni
gishtrinjte dhe do shihni qe ne numrin 6-te do te jete gishti i mesit i dore se
djathte.
a)- e vertete                       b)- jo e vertete
27- Duke hequr tre germa nga fjala "planetet" do te formohet nje fjale qe
eshte opozite e fjales "rremuje".
a)-e vertete                      b)-jo e vertete
28- Nje dyqan ka ulur cmimet 40% per nje artikull te vecante. Me cfare
perqindje duhet ngritur cmimi i artikullit-neqoftese duhet te shitet me cmimin
origjinal ?                                   
a)- 60 %
b)- 45 %    
c)-66.7%
d)-40%
e)- 50%
 
29-Cila prej shprehjeve latine te meposhtme do te shqiperohej " ju keni
trupin, duhet te justifikoni burgimin"    
a)- habeas corpus   .              
b)- habetis bona deum       
c)- fugit hora
d)- extra territorium jus
e)- asnjera prej tyre
30-Ardi zhvilloi nje test duke ju pergjigjur nje numri te caktuar pyetjesh me
viera te njejta. Rezultati tregoi qe ai ishte pergjigjur gabim 10 pyetjeve
dhe, kish fituar vetem 60 % te pikeve. Me sa pyetje ishte testi qe
zhvilloi Ardi ?                               
a)-15
b)- 20
c)-25
d)-30
e)- 35
itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: Studenti
ikub #:
 3
911120011





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
erion
Para 12 muajsh  
  
mund te me dergoni nje model testi per provimin e avokatise.Faleminderit
     
lorisa
Para 36 muajsh  
  
kerkoj te me dergoni nje model testi per provimin e avokatise prane dhomes kombetare te avokatise .Ju faleminderit
-1     
Anairda Zypce
Para 38 muajsh  
  
kerkoj te me dergoni nje model testi per provimin e avokatise prane dhomes kombetare te avokatise .Ju faleminderit
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan