ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE
TEMA 1: HYRJE NE ANALIZEN E
PASQYRAVE FINANCIARE
Prof.As. Dr.Ingrid Shuli
TEMA 1: HYRJE NE ANALIZEN E PASQYRAVE FINANCIARE
PERMBAJTJA
- Qëllimi i analizës pasqyrave financiare dhe përdoruesit e tyre.
- Metodat e analizës financiare.
- Llojet e analizes financiare: Analiza financiare e jashtme e brendëshme. Informacioni financiar dhe komunikimi i jashtëm. Klasat e
përdoruesve të informacionit të PF
HYRJE NE ANALIZEN E PASQYRAVE FINANCIARE
PERMBAJTJA
Pasqyrat financiare: Bilanci. Pasqyra e të ardhurave.
Pasqyra e kapitalit aksioner. Lidhjet mes pasqyrave financiare.
Informacioni që shoqëron pasqyrat financiare: Raporti i drejtimit. Raporti auditorëve.
Analiza paraprake e pasqyrës financiare: Ndërtimi blloqeve të analizës. Analiza e krahasuar e pasqyrave financiare. Analiza e pasqyrave financiare me përmasë të përbashkët. Analiza e raporteve të pasqyrave financiare.
1. Qëllimi i analizës së pasqyrave financiare dhe përdoruesit e tyre
Analiza e pasqyrave financiare zbaton mjete, teknika analitike dhe metoda të nevojshme për analizën e biznesit. Eshtë një mjet diagnistikimi për vlerësimin e aktiviteteve të financimit, investimit dhe operative dhe është një mjet vlerësimi për vendimet e drejtimit dhe vendime të tjera të biznesit. Objekti i APF: Te informoje te interesuarit mbi njesine ekonomike dhe rezultatet e saj.
Përdoruesit e pasqyrave financiare:
- Investitorët dhe kreditorët e kapitalit.
- Qeveria, agjensitë qeveritare dhe autoritetet tatimore.
- Publiku në përgjithësi dhe grupe të veçanta interesi, sindikata, dhe grupe konsumatorësh.
Objektivi i analizës financiare është matja e krahasuar e riskut dhe kthimit në marrjen e vendimeve të investimit apo të kreditimit
Përdoruesit e pasqyrave financiare

Burimet e informacionit

Ciklet e njesise ekonomike

Aktivitetet e njësisë ekonomike:
1. Aktiviteti i planifikimit.
2. Aktiviteti i financimit.
3. Aktivititeti i investimit.
4. Aktiviteti i shfrytëzimit (Operativ).
Problemet kyçe te APF

Llojet e analizës financiare:
- Analiza e jashtme.
- Analiza e brendshme.
- Analiza statike.
- Analiza dinamike.
Analiza e jashtme dhe e brendshme
Analiza e jashtme mund te bazohet:
* ne bilancin qe destinohet per publikim, pra ne gjendjen e pronesise
* ne llogarine e te ardhurave dhe shpenzimeve,
- ne te dhenat e drejtimit te njesise ekonomike.
Analiza e brendshme ka ne dispozicion:
- perveç te dhenave te bilancit, te dhena mbi strukturen organizative
- te kontabilitetit analitik,
- te planifikimit (plane af.gjata, af.mesme, buxhetin e periudhes),
- mbi kategorite e portofolit te njesise ekonomike,
- te dhenat mbi dinamiken e operacioneve te njesise ekonomike dinamika e shitjeve dhe blerjeve, dinamika e arketimeve dhe pagesave,
- mbi aftesine paguese etj.
Analiza statike dhe dinamike
Analizat statike, te quajtura dhe strukturore ose hapesinore, priren te evidentojne rezultatet e nje teresie operacionesh te raportuara ne nje çast te caktuar.
Analiza dinamike, quhet e vazhdimesise, e tendences, e aspektit kohor, serial ose horizontal. Per kete analize nevojiten nje varg bilancesh te te njejtes njesi ekonomike.
Pasqyrat financiare kryesore:
- Bilanci Kontabël.
- Pasqyra e të ardhurave e shpenzimeve.
- Pasqyra e Flukseve të Parasë.
- Pasqyra e ndryshimeve ne kapital.
Bilanci Kontabel
Elementët e bilancit kontabel:
- Aktivet
- Detyrimet
- Kapitali i vet
1 - Aktivet, që janë rezervat që disponon (kontrollon) njësia në një moment të caktuar, rezerva që nuk janë perdorur ende për
prodhimin e fitimit, por që do të përdoren për prodhimin e fitimit në periudhat e ardhshme.
2- Detyrimet janë rezerva ekonomike që një njësi i perdor perkohesisht sepse nuk janë të sajat.
3- Burimet e veta (kapitali i pronarit). Keto perbejne interesin e mbetur të pronarit apo pronarëve në mjetet ekonomike (në aktivet), apo investimin e bërë prej tij në njesine e biznesit.
Ekuacioni kontabel
Ekuacioni kontabël
Gjendja financiare e njësisë mund të paraqitet me ekuacionin:
(a) Rezervat ekonomike = Kerkesat (pretendimet) për to
(b) Aktivet = Kerkesat e kreditoreve + Kerkesat e pronarëve
ose
(c) Aktivet = Detyrimet + Kapitalin e pronarit
Kjo perben dhe ekuacionin kontabël, i cili pikerisht pasqyron marëdhëniet që ekzistojne midis aktiveve, detyrimeve dhe kapitalit të pronarit, siç pasqyrohen në pasqyren e gjendjes financiare.
Bilanci kontabel
Aktivitetet e investimeve = Aktivitetet e financimit
Investime = Fin nga kreditoret + Financim nga aksioneret
Aktivet afatshkurtra – Detyrimet ASH = Kapitali punues
Me poshte paraqiten PF te shoq.Alpet per dy vite.



Pasqyra e alokimit te fitimeve te pashperndara
- Fitimi Fillim periudhes trasheguar nga periudha e kaluar
- Korrigjime +/-te rezultateve te periudhave kaluara
- Gjendja e fitimeve te trasheguara nga e kaluara
- Fitimi neto periudha raportuese
- Minus dividente:
a.te dhena ne likuiditete
b.te dhena si aksione
= Gjendja e fitimeve te mbajtura ne fund periudhes


Shënimet shpjeguese:
Sipas SKK1:
Njësia raportuese duhet të paraqesë në shënimet shpjeguese të pasqyrave financiare një përmbledhje të politikave kryesore kontabël të përdorura në përgatitjen e pasqyrave financiare.
Lidhja midis pasqyrave financiare
- Bilanci nga Pasqyra Ndryshimit Kapitalit merr Kapitalin ne Fund periudhes
- Pasqyra Ndryshimit Kapitalit merr nga PASH te
- Ardhuren Neto realizuar gjate periudhes
- PFP merr nga Pasqyra Ndryshimit Kapitalit,
Investimet dhe Terheqjet e pronarit
Te kater PF se bashku japin ne menyre sistematike informacionin financiar qe u nevojitet te treteve per njesine ekonomike.
Dokumente të tjera:
Raporti i drejtuesve
Përmbledh përgjegjësitë e drejtimit të njesisë në përgatitjen e pasqyrave financiare të njesisë ekonomike.
Qëllimet e këtij raporti janë:
(1) të përforcojë përgjegjësitë e drejtuesve të nivelit të lartë për sistemin e kontrollit të brendshëm financiar, dhe,
(2) të përforcojë ndarjen e roleve të menaxherëve, drejtuesve dhe audituesve në përgatitjen e pasqyrave financiare.
Raporti i audituesit
Opinion pozitiv pa asnje rezervë
Opinion pozitiv me rezerva
Mosshprehje e mendimit

Analiza paraprake e pasqyrave financiare. Blloqet e analizës:
- Likuiditeti
- Rrjedhja e fondeve
- Struktura e kapitalit dhe aftësia paguese afatgjatë
- Kthimi nga investimet
- Qarkullimi i aktiveve
- Përfitueshmëria dhe performanca operative.
2. Metodat e analizës
- Leximi i ndërlidhur i të dhënave.
- Metoda të ndryshme të përpunimit statistikor dhe matematikor të treguesve.
- Metoda e eliminimit zinxhir.
- Analiza nëpërmjet raporteve.
Analiza e raporteve(me te dhenat e shembullit te shoq. Alpet)

Analiza e Raporteve

Analiza e Raporteve

Analiza e Raporteve
