Mesazhi i "fshehur" i Georgina Rodriguez?
 
Shperndaje
ikub#: 2005050106
Ndodh që mesazhe të rëndësishme të jepen edhe me një foto të thjeshtë. E rëndësishme është që të mundesh ta interpretosh, dhe kjo sigurisht ka nevojë për pak intuitë që për fat nuk na mungon.
FOTO GALERI
Georgina Rodriguez, partnerja e yllit të Juventusit duket se është shtatzënë, madje ajo pret një vajzë. Ajo do të ishte fëmija e dytë për të dhe e pesta për Ronaldon.
Ndoshta është thjesht një hamendësim, por ne kemi të drejtë të dyshojmë.
Pak para se Ronaldo të kthehet në Torino për të vijuar përgatitjet me ekipin, Georgina ka postuar një foto provokative në Instagram. Një fotografi të sajën, ndërsa ka bërë një flluskë me çamçakëz, e shoqëruar nga një zemër rozë dhe fjala "Baby girl". 
Tabloidët britanikë menjëherë e lidhen foton me mundësinë e një fëmije në ardhje, ndonëse pa konfirmim nga vetë protagonistja. Ndoshta mesazhi mund të ketë lidhje me anën fëminore që modelja e ve shpesh në dukje, por kur bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon, frenimi i thashethemeve është me të vërtetë i vështirë...
 
Shfleto artikuj te tjere per: GEORGINA RODRIGUEZ MESAZHI RONALDO

Marre nga Sportmediaset





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved