A është e vërtetë që Selena Gomez ka rruar kokën?
 
Shperndaje
ikub#: 2005220123
A është e vërtetë që Selena Gomez ka rruar kokën? Pse të gjithë menduan kështu?!
Kur bëhet fjalë për transformimet e flokëve në karantinë, për yjet e Hollivudit nuk ka kufij. Shumica e celebriteve kanë eksperimentuar me flokët e tyre nga ngjyrat e guximshme dhe deri te prerjet. Një foto e këngëtares me flokët e qethur zero po bën namin në rrjetet sociale, e cila është postuar nga një adresë në Twitter. Fansat mendojnë se këngëtarja e ka rruar kokën gjatë izolimit.  Fotoja është shpërndarë nga 6,000 vetë dhe ka pasur rreth 50,000 pëlqime. Shumë njerëz po pyesnin nëse kjo foto ishte e vërtetë, por ne jemi këtu për t’iu thënë se nuk është e vërtetë. Fotoja e Selena Gomez me kokën e qethur zero është një fotomontazh. Menjëherë pasi kjo u bë virale, e njëjta faqe i informoi të gjithë se fotot ishin false. Fotoja e Selenës e bërë me photoshop, u bazua në paraqitjen e saj në Festivalin e Filmit në Kanë majin e kaluar. Pra Selena Gomez nuk i ka qethur flokët. 
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: FANSA FLOKE FOTO SELENA GOMEZ

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved