Në krizë me bashkëshortin. Belen: "Është një periudhë e vështirë"
 
Shperndaje
ikub#: 2005290132
Në krizë me bashkëshortin. Belen: "Është një periudhë e vështirë" Prej disa ditësh, thashethemet flasin për një krizë në marrëdhëniet e Belen Rodrigues me bashkëshortin Stefano De Martino dhe për njëri afrim me ish partnerin Iannone, pilotin e njohur të MotoGP.
Belen është mësuar të jetë në qendër të vëmendjes, duke e lexuar për jetën e saj private në kopertinat e gazetave gossip, dhe lajmet e fundit flasin për një krizë me Stefano De Martino.
Ndaj këtë radhë, prezantuesja argjentinase ka zgjedhur të tregojë të vërtetën pa filtra në Instagram. Edhe pse nuk e përmend kurrë emrin e bashkëshorti, ajo pranon se po përjeton një "periudhë të vështirë", po "vuan", ndërkohë që ngre gishtin ndaj portaleve që e përflasin për një afrim me ish partnerin Iannone.
"Nuk janë ditë të lehta për mua, pohon Belen, është shumë e vështirë për mua, sepse nuk e prisja dhe nuk marr përgjegjësi për të. Unë jam një person që vuan, që kujdeset për familjen dhe marrëdhënien... Unë jam një nënë si shumë të tjera. Nuk është faji im ... Ndonjëherë jeta të vë para të njëjtave probleme vetëm sepse ti e kupton si janë gjërat. Dhe është e drejtë që është kështu, pasi ... ti mëson! ... si grua jam e shqetësuat, jam lodhur duke parë artikuj në internet që flasin gjëra të gabuara. Unë nuk mund të shpëtoj nga thashethemet, duhet ta pranoj, por kur shoh disa që trillojnë me lëkurën time ... ".
Belen i referohet takimit me Iannone, ndonëse nuk flet për të. "Unë jam një grua e plagosur" vijon Belen.
 



Shfleto artikuj te tjere per: ANDREA IANNONE BELEN RODRIGUES KRIZA STEFANO DE MARTINO

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved