Teigen heq implantin e gjoksit dhe merr aprovimin e bashkëshortit
 
Shperndaje
ikub#: 2005290130
Dua të vesh rrobat e masës sime ”shpjegon ish modelja në mediat sociale.
FOTO GALERI
"Po heq protezat e gjoksit. Dua të veshin rroba të prerjes dhe masës sime origjinale".
Kështu shkruan Chrissy Teigen, ish modele e famshme dhe bashkëshortja e John Legend në një postim të cilin e shoqëron me nje foto të së kaluarës, ku ajo shfaqet topless me gjoksin e saj natyral. 
Ish-modelja, 34 vjeçare, vendosi të heqë protezat e vendosura 10 vjet më parë, ndërsa shpjegon pse dëshironte të ndante me fans-at në Twitter, një video në të cilën ajo shfaqej duke bërë një test për koronavirus .
Kjo video ngjalli shumë kritikë në mediat amerikane dhe shumë e akuzuan atë si një të privilegjuar, kështu që me këtë rast, Chrissy dëshironte të sheshonte gjitha polemikat: 
"Unë do të operohem. Shumë njerëz janë kurjozë, ndaj unë po ju sqaroj: 'Unë do të heq protezat. Ato kanë qenë fantastike për mua për kaq shumë vite, por tani jam e lodhur. Dua të jem në gjendje të mbyll zinxhirin e një fustani të madhësisë sime, të shtrihem në bark në rehati të plotë! Mos u shqetësoni për mua, është mirë. Unë do të kem akoma gjoksin, dhe ai do të jetë natyral ”, shkruan ish modelja.
Teigen ka dy fëmijë, Luna dhe Miles, nga këngëtari i mirënjohur John Legend, i cili ka aprovuar zgjedhjen e gruas së tij.
 



Shfleto artikuj te tjere per: CHRISSY TEIGEN GJOKSI IMPLANTI JOHN LEGEND

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved