Tani që Mbretëresha Elizabeth është në izolim kush kujdeset për pamjen?
 
Shperndaje
ikub#: 2005300032
Tani që Mbretëresha Elizabeth është në izolim kush kujdeset për pamjen? Nisur nga situata, Mbretëresha Elizabeth në karantinë vendosi të kujdeset për flokët e saj "dhe ajo është shumë e mirë!"

Mbretëresha Elizabeth, 94 vjeç, po kalon izolimin e Mbretërisë së Bashkuar në Kalanë Ëindsor me Prince Philip 98-vjeçar dhe një staf të reduktuar. Në mesin e stafit që mungon në Pallatin Buckingham është edhe parukierja e besuar madhërisë së saj. Ian Carmichael është parukierja e mbretëreshës për 23 vitet e fundit, nuk është me të në Windsor Castle. Por as një pandemi nuk mund ta ndalë Mbretëreshën. Në fakt, Elizabeth II raportohej se lahej,krihej dhe stilonte flokët e saj, pa ndihmën e ndonjë parukieri. Ashtu si të gjithë ne. Imazhi i Mbretëreshës Elizabeth është gjithmonë i perfekt, madje edhe gjatë urgjencës shëndetësore që vendosi kufizime të ashpra në të gjithë botën, përfshirë mbylljen e parukierëve dhe salloneve të bukurive.

Por tani ne kemi zbuluar më në fund se cili është sekreti i Madhërisë së saj pas pamjes gjithnjë të përsosur: ajo vetë.

“Mbretëresha është kujdesur për flokët e saj në Balmoral me vite të tëra gjatë pushimeve verore dhe për këtë arsye ajo është mësuar me këtë gjë. Ajo e ka praktikuar ndër vite dhe për këtë arsye di saktësisht se çfarë të bëjë. Askush nga jashtë nuk lejohet të hyjë në Kalanë e Windsor, kështu që Madhëria e saj vazhdoi t’i rregullojë vetë flokët e saj”.

 




Shfleto artikuj te tjere per: FLOKET IZOLIMI KUJDESI MBRETERESHA ELISABETH PAMJA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved