Angelina Jolie: privilegji i një nëne të bardhë që rrit një fëmijë me ngjyrë
 
Shperndaje
ikub#: 2006150065
Angelina Jolie: privilegji i një nëne të bardhë që rrit një fëmijë me ngjyrë "Një sistem që më mbron, por mund të mos mbrojë vajzën time, ose ndonjë burrë, grua ose fëmijë tjetër në vendin tonë bazuar në ngjyrën e lëkurës, është i pa tolerueshëm".

Angelina Jolie foli hapur për Harper's BAZAAR në Mbretërinë e Bashkuar mbi efektin shkatërrues që pandemia e koronavirusit ka pasur në të gjithë botën, në veçanti ndikimi tek refugjatët të cilët "janë drejtuar nga shtëpitë dhe vendet e tyre me bomba, përdhunime dhe persekutime të dhunshme në të gjitha format e tij, shumë kohë para këtij virusi ".

Aktorja diskutoi gjithashtu për familjen e saj dhe privilegjin që një nenë e bardhë ka në rritjen e një vajze me ngjyrë. Duke shpjeguar edhe mbi ndryshimet për të cilat edhe ajo po lufton Jolie tha: "Një sistem që më mbron, por që mund të mos mbrojë vajzën time - ose ndonjë burrë, grua ose fëmijë tjetër në vendin tonë bazuar në ngjyrën e lëkurës", është i pa tolerueshëm.

Ne duhet të shkojmë përtej simpatisë dhe synimeve të mira ndaj ligjeve dhe politikave që adresojnë në mënyrë efektive racizmin strukturor dhe pa ndëshkueshmërinë. Përfundimi i abuzimit policor është vetëm fillimi. Ai shkon përtej të gjitha aspekteve të shoqërisë nga sistemi ynë arsimor dhe politikën tonë ”.

Duke folur për lëvizjen Black Lives Matter, ylli i “Maleficent” tha: "Duket se bota po zgjohet. Është koha për të bërë ndryshime në ligjet dhe institucionet tona.

 

Shfleto artikuj te tjere per: ANGELINA JOLIE FEMIJE NENA NGJYRE PRIVILEGJI

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved