Kylie Jenner dhe Travis Scott shijojnë post karantinën në shoqërinë e njëri-tjetrit
 
Shperndaje
ikub#: 2006160001
Kylie Jenner dhe Travis Scott kaluan natën e te shtunës së bashku në Los Angeles.
FOTO GALERI

Çifti u pa duke shijuar një natë me miqtë ne vendin e njohur për vipat  te quajtur “The Nice Guy” në Hollyëood-in perëndimor ne California. Lokali rihapet te hënën për publikun duke zbatuar udhëzimet e reja mbi distancimin shoqëror.

22 vjeçarja Jenner, u përpoq të mbulonte  fytyrën e saj nga paparacet, teksa ajo dilte nga lokali e veshur e tëra në të zeza. Manjatja e “The Kylie Cosmetics”  kishte veshur një palë këpucë me takë ngjyrë të zeze dhe një xhaketë të zezë të gjatë prej lëkure duke lëshuar flokët e saj të zeza mbi shpatulla .28 vjeçari Scott, gjithashtu ishte veshur i teri me të zeza. Dyshja u fotografua teksa linin lokalin “The Nice Guy” veçmas, megjithatë reperi u pa te hipte në makinën e Jenner teksa largoheshin.

ET mësoi se në Mars Jenner dhe Scott i ishin kthyer përsëri lidhjes se tyre qe prej ndarjes në tetor te 2019.

"Çifti ka pasur gjithmonë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por vitin e kaluar ata bënë një pushim pasi te dy kishin shume gjera për të bërë ne jetën e tyre personale. Ata te dy nuk mund të përqendroheshin plotësisht në atë që mund ta bënte  marrëdhënien e tyre të funksiononte," tha një burim për ET. "Kylie pati një lulëzim në botën e kozmetikës dhe ishte e zënë me biznesin e saj miliardë dollarëshe ndërsa Travis ishte në ture dhe punonte për projektet e tij muzikore."

 

 

Shfleto artikuj te tjere per: KYLIE JENNER NJERI-TJETRI POST KARANTINA TRAVIS SCOTT

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved