Koronavirusi hyn në “Portokalli”
 
Shperndaje
ikub#: 2006190045
Koronavirusi hyn në “Portokalli” Do të testohet i gjithë grupi.
Aktori Florjan Binaj njoftoi në Instagram se ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19. 
“Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas një testimi rutinë, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19. U vetë-izolova që para testimit dhe do qëndroj në izolim si gjithë të tjerët deri në përfundim të karantinës. Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe asnjë shqetësim dhe gëzoj shëndet të plotë. Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janë të gatshëm të shkruajnë çdo gjë!”
Ndërkohë mësohet se stafi i “Portokallisë” i është nënshtruar një testimi për Covid-19, dhe deri tani nuk ka informacione për rezultatet.
 
 
 
[I ngjashëm: Florjan Binaj del negativ ]



Shfleto artikuj te tjere per: FLORIAN BINAJ KORONAVIRUSI PORTOKALLI TESTIMI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved