Egla Harxhi dhe Alexandre "korrigjojnë" gabimin
 
Shperndaje
ikub#: 2006230115
Egla Harxhi dhe Alexandre "korrigjojnë" gabimin Princi i Libofshës dhe ish Miss Albania që prej disa kohësh ishin ndarë.
Shumë u spekulua për këtë ndarje, por vetë protagonistët nuk e sqaruan një herë këtë çështje.
Por të shkuara të harruara. Egla dhe Alexandre kanë "korrigjuar" gabimin dhe janë kthyer së bashku. 
Të ftuar në "Shqipëria Live", partneri i ish-miss-it tha se është kthyer për t'i kushtuar kohë familjes së tij dhe se pandemia e Covid-19 ka ndikuar në vendimin e tij.
Nga ana tjetër, Harxhi tha se pavarësisht kohës që nuk kishin folur me njëri tjetrin, ata janë gjithnjë në kontakt në një mënyrë a një tjetër, thjesht njerëzit nuk i kuptojnë.
"Çdo gjë ka një limit. Rrugëtimi ynë ka qenë kompleks dhe gjithë këto prova që kemi kaluar, mendoj që vjen një moment kur e kupton se duhet të ishin kaluar më mirë tani këto gjëra, se më vonë. Një nga gjërat që na ka bashkuar që prej fillimit, është fakti që asnjëri nuk beson tek kjo botë fallso. Mund të duket shaka, por për ne është serioze", deklaroi ajo.
Shfleto artikuj te tjere per: ALEXANDRE EGLA HARXHI GABIMI

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved