Kylie Jenner sapo ndryshoi sërish ngjyrën e flokëve!
 
Shperndaje
ikub#: 2006230123
Kylie Jenner kthen flokët e saj në bionde platin.
FOTO GALERI
Bukuroshja Kylie Jenner është fotografuar mbrëmë ndërsa kishte dalë për darkë në Beverly Hills dhe menjëherë ra në sy ndryshimi i saj në pamje. Tashmë Kylie është kthyer në bionde platin. 22 vjeçarja ka veshur një palë pantallona të zeza lëkure, bluzë gri të ngushtë duke nxjerrë në pah belin e saj dhe flokët e ngjyrosura sërish bionde, por me një nuancë platin. Kylie Jenner shquhet për eksperimentet e saj me ndryshimet e ngjyrave të flokëve, por këtë herë ajo nuk ka pritur shumë gjatë dhe ka ndryshuar pamjen duke u dukur si gjithmonë seksi dhe e mahnitshme. Kujtojmë se Kylie Jenner zotëron një pasuri prej 900 milion dollarësh falë biznesit të saj Kylie Cosmetics. Shfletoni galerinë e mësipërme për të shikuar pamjen e re të bukuroshes. 
 
Shfleto artikuj te tjere per: FLOKE KYLIE JENNER NDRYSHIM NGJYRA

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved