Miley Cyrus: “E kaluara e prindërve të mi më ka bërë të kem vese të këqija”
 
Shperndaje
ikub#: 2006240094
Miley Cyrus: “E kaluara e prindërve të mi më ka bërë të kem vese të këqija” Në një intervistë të rrallë, Miley Cyrus tregon pse ajo iu nënshtrua terapisë dhe vendosi t’i thotë lamtumirë alkoolit dhe ilaçeve.

Në një intervistë të re për Variety, këngëtarja 27-vjeçare rrëfeu ndryshimet në jetën e saj, sepse vendosi të ndiqte një terapi intensive. Në fillim, Miley Cyrus mendoi se ishte thjesht një gjë e përkohshme për operacionin e kordonit vokal, por nuk ndodhi ashtu.

"Ka qenë shumë e rëndësishme për mua të jetoj një stil jetese më të kujdesshme në vitin e fundit, sepse me të vërtetë kam dashur të përsos karrierën time".

Nuk ka më alkool dhe marihuanë për këngëtaren e “Wrecking Ball”, e cila zbulon sesi kjo jetese e kujdesshme e ka ndihmuar atë të kuptojë shumë gjëra për veten dhe familjen e saj, dhe si e kaluara mund të ketë ndikuar në të sot.

"Nëna ime ishte e birësuar dhe unë trashëgova disa nga ndjenjat që ajo kishte, ndjenjat e braktisjes dhe dëshirën për të provuar gjatë gjithë kohës së isha një person me vlerë - tha Miley  për Variety – “Prindërit e babait tim u divorcuan kur ai ishte vetëm 3 vjeç, kështu që ai praktikisht është rritur vetëm”.

"Kam hetuar shumë në historinë time të familjes, dhe me të vërtetë që paraqet shumë sfida të shëndetit mendor që mund të paraqesin varësi."

Miley Cyrus filloi rrugëtimin e saj në kërkim të vetes duke e pyetur shpesh veten: "Se përse është dhe ndjehet ashtu?”

Kjo, siç tha ajo, e çoi atë që të "kuptojë qartë të tashmen dhe të ardhmen", falë edhe ndihmës së ekspertëve: "Unë mendoj se terapia është fantastike"

 

Shfleto artikuj te tjere per: KALUARA KEQIJA MILEY CYRUS PRINDER VESE

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved