Harry dhe Meghan "kopjojnë" ish-presidentët për të siguruar jetesën
 
Shperndaje
ikub#: 2006250074
Harry dhe Meghan "kopjojnë" ish-presidentët për të siguruar jetesën Princi Harry dhe Meghan Markle kanë nënshkruar një kontratë me një agjenci të profilit të lartë, e cila gjithashtu përfaqëson Obamën dhe Clinton.

Siç është raportuar në Los Angeles Times, Princi Harry dhe Meghan zgjodhën agjencinë Harry Walker në New York për t'i përfaqësuar ato në ngjarje dhe konferenca publike në të ardhmen, duke filluar dhe formuar rolet e tyre të reja si folës publik jashtë ndërtesës. Çifti, interesat e të cilit janë të larmishme, do të përfshihen në diskutime mbi çështje kryesore në shoqërinë tonë, përfshirë drejtësinë racore, barazinë gjinore dhe shqetësimet mjedisore. Ata do të flasin gjithashtu për shëndetin mendor, një temë që është shumë afër Princit Harry, duke mbështetur nisma dhe organizata të ndryshme për mirëqenien emocionale.

Agjensia Harry Walker, e themeluar në vitin 1946, përfaqëson gjithashtu Oprah Ëinfrey dhe Jane Goodall, Michelle dhe Barack Obama, Hillary dhe Bill Clinton, Alex Rodriguez, Lin-Manuel Miranda, Tina Fey, Stacey Abrams dhe Gloria Steinem. Kontrata me këtë agjenci, e ngarkuar me gjetjen e mundësive që çifti të marrë pjesë në konferenca dhe ngjarje, është kthimi i parë i vërtetë i çiftit në publikun e gjerë, ndërsa ata kërkojnë të promovojnë fondacionin e tyre filantropik Archeëell.

Që kur u larguan nga Mbretëria e Bashkuar, për tu transferuar së pari në Kanada dhe më pas në Los Angeles, çifti, qëndroi sa më larg kamerave të jetë e mundur. Princi Harry kishte folur në një ngjarje private JP Morgan në Miami - ku me sa duket diskutoi për shëndetin mendor - dhe të dy ai dhe gruaja e tij Meghan morën pjesë në “video call” për bamirësi në këto muaj izolimi.

Të folurit publik duket të jetë jashtëzakonisht fitimprurës: burimet kanë raportuar se ish-Presidenti Obama fitoi 400,000 dollarë për një fjalim në 2017, ndërsa Clinton fitoi mesatarisht 250,000 dollarë për paraqitje në vitin 2014. Për momentin nuk dihet se cilat do të jenë normat për Dukën dhe Dukeshën e Sussex, por sigurisht që duket se është një hap i parë i rëndësishëm drejt pavarësisë financiare nga kurora shumë e kërkuar nga çifti.

 

Shfleto artikuj te tjere per: HARRY JETESA KOPJIMI MEGHAN PRESIDENTE

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved