Princi Harry zbulon çfarë i mungon më shumë nga jeta në Angli
 
Shperndaje
ikub#: 2006260121
Princi Harry zbulon çfarë i mungon më shumë nga jeta në Angli Princi Harry zbuloi se çfarë i mungon më shumë nga Anglia tani që është në Los Angeles bashkë me Meghan Markle - dhe jo, nuk është Familja Mbretërore.

Princi Harry u shfaq në një video të re të postuar në rrjetet sociale, duke zbuluar për herë të parë atë që i mungon më shumë nga jeta e tij në Mbretërinë e Bashkuar. Duka 35-vjeçar i Sussex aktualisht jeton në Los Angeles me bashkëshorten e tij Meghan Markle, 38 vjeç dhe djalin e tyre Archie, pasi u morën vendimin të mos ishin më pjesë e familjes mbretërore. Por nëse mendoni se është familja, jeta në pallat ose roli i tij publik që atij i mungon, gaboni. Princi Harry në fakt ka pranuar se gjëja që i mungon më shumë është sporti, më saktësisht rugby, i pezulluar në të gjithë botën për shkak të COVID-19.

"Të gjithëve na mungon rugby", pranoi Princi Harry në një video në Instagram të postuar nga England Rugby.

Në komente mund të lexoni lumturinë e fansave për të parë Dukën e Sussex në këtë video.

I filmuar me siguri jashtë shtëpisë së tij në Los Angeles, ku Harry duket i nxirë nga dielli, filmi me metrazh të shkurtër nuk është gjë tjetër veçse një himn për sportin si një moment i grumbullimit në të cilin tregohet se si ekipi i Anglisë Rugby ka punuar në vullnetarizëm në këtë periudhë izolimi.

Videoja në fakt është pjesë e fushatës Pitch In të Rugby-së angleze, fushatë e nisur gjatë izolimit nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar për të inkurajuar ekipet britanike të rugby të mbështetin komunitetet e tyre lokale duke organizuar ngjarje bamirësie në klubet e tyre ose duke i përdorur ato për të siguruar ushqim për punonjësit në frontin e parë dhe këdo që i duhej më shumë.

 

 

Shfleto artikuj te tjere per: ANGLIA JETA MUNGESA PRINCI HARRY

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved