Ishte infektuar me Covid-19. Reagon bashkëshorti i ish ministres
 
Shperndaje
ikub#: 2006270025
Ishte infektuar me Covid-19. Reagon bashkëshorti i ish ministres Gjatë mbrëmjes së djeshme, në disa portale qarkulloi lajmi se gazetari i njohur i Vizion Plus, Aleksandër Furxhi, bashkëshort i ish ministres Mirela Kumbaro, është infektuar me Covid-19, madje u tha se për këtë shkak mund të karantinohej i gjithë televizioni ku ai punon prej vitesh.
Por asgjë nuk rezulton të jetë e vërtetë dhe për këtë ka reaguar publikisht edhe vetë Furxhi në një status në faqen e tij zyrtare në Facebook “Mbrëmë disa portale njoftuan se kisha rezultuar pozitiv me Covid 19.
Thjesht nuk është e vërtetë!
E di që nuk skuqen nga turpi ata që e përhapën thashethemin për ca klikime më shumë.
Respekt për ata gazetarë që më shkruajtën dhe nuk u rreshtuan me të marrët e qytetit që po hidheshin në lumë të nxirrnin gurin e budallait.
Faleminderit miqve dhe dashamirësve që u shqetësuan!
Rrofshin të marrët, i kemi si kripa në gjellë!
Shihemi së shpejti në ekranin e VIZION PLUS!”.
Shfleto artikuj te tjere per: ALEKSANDER FURXHI COVID 19 MIRELA KUMBARO

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved