Ndërron jetë regjisori i "Shrek"
 
Shperndaje
ikub#: 2006270018
Ndërron jetë regjisori i "Shrek" Të gjithë e njohim filmin e famshëm “Shrek” fatkeqësisht regjisori i këtij filmi është ndarë nga jeta.
Kelly Asbury i njohur për regjinë e filmave të nominuar për çmimin Academy – Spirit si: Stallion of the Cimarron (2002) dhe Shrek 2 (2004) ka vdekur në moshën 60 vjeçare. Regjisori i njohur ka ndërruar jetë këtë të premte në mëngjes në shtëpinë e tij në Los Angeles nga ndërlikimet që pësoi prej kancerit. “Ai ishte një nga njerëzit më të adhuruar dhe të dashur në industrinë e filmit" është shprehur përfaqësuesi i tij, Nancy Newhouse Porter Hubbard, për Deadline. Puna e Asbury në filmin e ‘Shrek 2’ ka dhënë një kontribut të madh duke arritur në 919.8 milion dollarë me një buxhet prej 150 milion dollarësh, ndërsa fitonte nominimet Oscar dhe Annie Award. Madje, ai ka shkruar edhe një pjesë të profileve të biografisë së Jeff Dunham , Edgar Bergen , Shari Lewis , Jimmy Nelson dhe Paul Winchell. Asbury do të mbahet mend si regjisori i “Shrek 2”.
 
Shfleto artikuj te tjere per: FILM JETE REGJISOR SHREK

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved