Bernie Ecclestone, 89 vjeç baba për herë të katërt
 
Shperndaje
ikub#: 2007010123
Bernie Ecclestone, 89 vjeç baba për herë të katërt Bernie Ecclestone është bërë baba për herë të katërt në moshën 89 vjeç.
Gruaja e ish boss-it të Formula One, Fabiana Flosi, 44 vjeçe, ka lindur një djalë të vogël të quajtur Ace, pasi çifti konfirmoi se ata po prisnin një fëmijë në prill.
Bernie ka konfirmuar lajmet për gazetën gjermane të lajmeve Blick, duke pohuar: "Ne kemi një djalë me emrin Ace. Jam shumë krenar".
Ky është fëmija i katërt i Ecclestone. Vajza e tij e madhe, Deborah, 65 vjeç, është lindur me gruan e tij të parë  Ivy Bamford. Ndërkohë që dy vajzat e tjera, më të famshme, Tamara, 35 vjeç dhe Petra, 31 vjeç, i ka me gruan e dytë Slavica Radic.
Shfleto artikuj te tjere per: BABA BERNIE ECCLESTONE FABIANA FLOSI

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved