Ermal Mamaqi kineast? Aktori i njohur ka një përgjigje
 
Shperndaje
ikub#: 2007020115
Ermal Mamaqi kineast? Aktori i njohur ka një përgjigje E vërteta është se filmat e Ermal Mamaqit, veçanërisht këto të fundit kanë qenë një histori suksesi, së paku sa i takon bujës, por edhe arkëtimeve.
Thuhet se Ermali ka fituar bajagi nga filmat e tij, një gjë që nuk e kanë arritur në ato përmasa, profesionistë të vërtetë të kalibrit të Gjergj Xhuvanit, Fatmir Koçit, Bujar Alimanit, apo Dhimitër Anagnostit.
Dhe duket se debati nëse mund të quhet ose jo edhe Ermali kineast, nuk është tulatur. Edhe më parë është folur për këtë, dhe opinionet janë të ndryshme, i fundit vjen ai një aktori të njohur, Gent Hazizi i ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e re”. 
"Unë e them publikisht, mund t’ia them edhe personalisht. E mira është të mos fillojë të quhet kineast. Unë s’mund ta quaj kineast, unë quaj kineast Gjergj Xhuvanin, Fatmir Koçin, Bujar Alimanin, Dhimitër Anagnostin. Të thuash që jam kineast është një çik shumë ose është guxim i madh të thuash kam bërë film. Kur monton disa gjëra nuk do të thotë se ke bërë film, se edhe unë mund të dal të filmoj disa gjëra dhe të them kam bërë edhe unë film. Por këta nuk janë kineastë, të paktën për shijet e mia”, ishte ajo që tha Hazizi.
 
Shfleto artikuj te tjere per: ERMAL MAMAQI GENT HAZIZI KINEAST

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved