Mirela Milori. Ditët e vështira të pandemisë...
 
Shperndaje
ikub#: 2007040007
Mirela Milori. Ditët e vështira të pandemisë... E ftuar tek mikesha e saj Rudina, gazetarja simpatike dhe me stazh Mirela Milori do të tregonte për ditët e vështira të kaluara gjatë pandemisë dhe pa mundësisë për të lëvizur dhe takuar të tjerë, përfshi edhe njerëzit më të afërt dhe të dashur, prindërit.
I kam takuar shumë rrallë gjatë pandemisë dhe… oh, sa e vështirë ishte. Aq e vështirë ishte, sa erdhi një moment…  unë vija në punë, në program paradite, shkoja në shtëpi, vija pasdite në ABC. Ata i takoja, si të gjithë ne, shumë rrallë. Shkoja bëja ato blerjet e duhura, me maska, me gjëra, i lija te dera … erdhi një moment që ishte shumë ngarkesë dhe…ua lija aty (blerjet, ushqimet) dhe ikja shpejt. Mami thoshte “po rri dhe një çikë”, “jo, jo, ika tani, se kam punë, kam punë”. Shkoja në makinë dhe qaja. Më dukej jashtë mendjes që t’i shikoje, mos t’i takoje…”, rrëfen mes emocioneve gazetarja.
 
Shfleto artikuj te tjere per: GAZETARJA MIRELA MILORI PANDEMIA PRINDERIT

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved