Tragjedi në familjen e Elvis Prsley
 
Shperndaje
ikub#: 2007130118
Benjamin Keough, 27 vjeç, djali i vajzës së vetme të legjendës së rock-ut Elvis-i, Lisa Marie Presley, është gjetur i vdekur në vilën e së ëmës në Calabasas.
FOTO GALERI
Benjamin Keough, 27 vjeç, u gjet nga policia me një plagë të vetme me armë zjarri në pjesën e sipërme të kraharorit, rreth orës 6.30 të mëngjesit të së Dielës në rezidencën e nënës së tij Calabasas në California. Nuk është ende e qartë nëse Benjamin ishte vetëm në shtëpi.
Menaxherja e Lisa Marie, në një prononcim për shtypin deklaroi se, "Ajo është zemërthyer dhe tejet e shkatërruar nga vdekja e të birit, por duke u përpjekur të qëndrojë e fortë për binjakët e saj 11-vjeçar dhe vajzën e saj më të madhe Riley. Benjamin ishte dashuria e jetës së saj".
Benjamin ishte djali i Lisa Marie, fëmija e vetme e superstarit Elvis-it dhe  muzikantit Danny Keough. Lisa Marie ishte deklaruar më parë për ngjashmërinë e Benjaminit me Elvisin, duke i cilësuar ata si "identikë".
Ndërkohë një burim i afërt me familjen ka pohuar se vdekja e Benjamni, ndonëse tronditëse, pritej dhe nuk ishte një "surprizë e madhe".
 
Shfleto artikuj te tjere per: ELVIS PRSLEY LISA MARIE PRESLEY VETEVRASJA

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved