Më në fund Gigi Hadid tregon barkun e rrumbullakosur
 
Shperndaje
ikub#: 2007160015
Gigi Hadid është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me të dashurin Zayn Malik.
FOTO GALERI
Supermodelja 25-vjeçare ka qenë e kujdesshme të qëndrojë e fshehur në fermën e nënës së saj Yolanda Foster në Pensilvani, për të mos marrë vëmendjen e medias. Por këtë të mërkurë bukuroshja doli në video live në Instagram për kënaqësinë e fansave të saj. Ajo ishte duke prezantuar revistën V-Magazine. Gjatë shpjegimit të revistës ajo këtë herë tregon haptazi barkun e saj dhe mesa duket i qenka rritur shumë. Gigi kishte veshur një këmishe e cila ishte e hapur në fund dhe i tregonte të gjithë barkun. Ajo ju tregon fansave se nuk ka postuar foto me barkun të rrumbullakosur sepse ka dashur që vëmendja të fokusohet te pandemia e koronavirusit. Por modelja e Fendi e tregoi këtë herë barkun dhe përmendi se ka bërë edhe shumë foto të tjera gjatë shtatzënisë, të cilat ua ka nisur miqve të saj. 
 
Shfleto artikuj te tjere per: BARKU FEMIJE GIGI HADID SHTATZENI ZAYN MALIK

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved