ATEM
0 0
0
 

Kukës, përurohet rikonstruksioni i stadiumit të futbollit


30 Nën 10

Në prani të qindra sportdashësve, u përurua rikonstruksioni i stadiumit të futbollit të qytetit të Kukësit, i cili do të mbajë emrin e njërit prej pionierëve të parë të sportit të rrethit të Kukësit, Zeqir Ymeri

kukes perurim stadiumNë ceremoninë e organizuar me këtë rast, Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, e vlerësoi ngritjen e këtij stadiumi si embrionin e zhvillimit të sportit dhe garantoi në të njëjtën kohë se bashkëpunimi me pushtetin vendor, me synim thithjen e investimeve në  të ardhmen, do të vazhdojë edhe më tej.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë, Hasan Halilaj, premtoi para sportdashësve se "synimi i Kukësit është dalja në kategorinë e parë". “Përurimi i stadiumit është vetëm fillimi i një pune afatgjatë për zhvillimin e sportit edhe në zonën verilindore të vendit”, u shpreh Halilaj.

Punimet për rikonstruksionin tërësor të stadiumit, me një fond prej 300 mijë eurosh, financim i përbashkët i FSHF-së dhe Bashkisë së Kukësit, nisën në korrik të këtij viti. Gjatë këtij kampionati, ekipi i Kukësit synon daljen në kategorinë e parë, ndërkohë që vetëm në  10 javët e para ai kryeson në grupin e parë të kategorisë së dytë me 22 pikë, me 6 fitore dhe 4 barazime. Edhe pse nën reshjet e vazhdueshme të shiut, pas përurimit nisi ndeshja miqësore e futbollit mes ekipit vendas të Kukësit dhe ekipit të “Partizanit”

Shtypi i dites

Analize




Rekomandojme te lexoni »

Globe
SHOPPING DAYS ne GLOBE 26/27/28 Shtator ... JU PRESIN :)

Cmime konkuruese dhe Cilesi maksimale
Vetem ne shtypshkronjen VASSI, nga 1996.

Kuzhina e vertete italiane
Pica ne furre druri, makarona, sallate cezar, kuzhina e vertete italiane ne Tirane

Aftësitë Prezantuese
ABC Trainings, Aftësitë Prezantuese

Shiten apartamente ne Himare
Apartamentet e kompleksit jane ne perfundim te punimeve, ajo do te jete e rrethuar dhe do te ofroj kend lojrash per femije dhe ambjent clodhes per te riturit(lulishte).


microsoft



SONDAZH
Guvernatori i ri i Bankës
(Është më mirë të jetë specialist)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: sportisti01
Lexuar: ikub #:
 0
KUKES
 1.843 1011300170





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet



as