Barazimi me Besën, Tirana shkarkon trajnerin Nevil Dede

07 Shk 11

Klubi bardheblu ka shkarkuar nga detyra trajnerin Nevil Dede, “për shkak të rezultateve të dobta dhe faktit se jemi shumë larg në renditje

 
0
0

Dede TiraMjaftuan dy barazime radhazi dhe Tirana e sheh veten sërish në kaos. Klubi bardheblu ka shkarkuar nga detyra trajnerin Nevil Dede, “për shkak të rezultateve të dobta dhe faktit se jemi shumë larg në renditje”, ndërkohë që vendimi i hap dyert një tjetër krize në klubin më të madh të vendit.

Shkarkimi i Dedes ka qenë një surprizë për të gjithë, ndonëse pas barazimit 0-0 të arritur dje kundër Besës, deklarata e bërë prej tij la të kuptohet se diçka ishte krisur. Shefi i klubit Rauf Dimraj ka konfirmuar vendimin për largimin e teknikut.

“Po, kemi vendosur të shkarkojmë Nevil Deden, - tha ai. – Arsyeja? Janë një kompleksitet gjërash, por fakti është që ne jemi shkëputur shumë në renditje. Gjithashtu, skuadra nuk duket mirë dhe kemi menduar të marrim këtë vendim. Ne jemi disa pikë larg vendeve të para dhe e quajmë të domosdoshme të bëjmë një ndryshim”, sqaroi Dimraj.

Shefi i klubit bardheblu u përgjigj: “Deri tani nuk kemi asnjë, sepse as ne nuk e mendonim që do të shkonim në këtë situatë”. Ndërkohë vetë Dede ka hedhur dyshime mbi futbollistë të veçantë, siç ishte rasti i Tefik Osmanit që mori të kuqe, për barazimin e djeshëm. Një tjetër arsye sipas tij kanë qenë ndërhyrjet për të hedhur në fushë futbollistë të caktuar.

Përsa i përket ndeshjes, Tirana nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në sfidën ndaj Besës, edhe pse luajti për një pjesë të mirë të ndeshjes në superioritet numerik. Poçi dhe Lazarevski lanë kavajasit me 9 vetë në pjesën e dytë, por sërish goli i bardhebluve nuk erdhi. 5 minuta para fundit, me të kuqe doli edhe Osmani. Ky barazim e la Tiranën në kuotën e 31 pikëve, 4 më pak se vendi i tretë që të çon në Evropë.


Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: TIRANA
Postuar nga: sportisti01
ikub #:
1102070038