0 0
0
 

Te rejat e fundit nga ciftet e sotme te Champions League


21 Tet 09

Real Madrid–Milan është ndeshja kryesore. Per madrilenet mungon Ronaldo, ndersa miqte do luajne me Pato-Dinjo-Inzagi. Statistikat tregojne se kuqezinjte s’kane fituar asnjehere deri tani ne “Bernabeu’

Stadiumi “Santiago Bernabeu”, ku do te zhvillohet finalja e ketij edicioni te Champions League do te prese dy prej klubeve më të mëdha në Europë, që sëbashku kanë fituar 16 Kupa Kampionësh. Real Madrid–Milan është gjithnjë një ndeshje tërheqëse, pavarësisht gjendjes së secilit ekip. Kjo përballje ka një histori të hershme që në turneun e parë të Kupës së Kampioneve në sezonin 1955/56. Real eliminoi Milanin në gjysmëfinale dhe më pas fitoi trofeun. Klubi i njohur spanjoll ka dalë triumfator nga fusha 9 herë nga 11 ndeshje të zhvilluara me kundështarin italian, teksa kuqezinjte s’kane mundur te fitojne kurre ne “Bernabeu”, ku ia kane dale te barazojne vetem nje here. Mungesa kanë të dyja skuadrat dhe më të rëndësishmet janë Kristiano Ronaldo për vendasit dhe Gatuzo për miqtë.

Nese portugezi Ronaldo mungon per shkak demtimi, per brazilianin Kaka kjo ndeshje eshte speciale, pasi do te luaje per here te pare kunder ish-skuadres se tij. “Do te jete nje sfide shume emocionuese per mua, gjithsesi do te jap maksimumin per te fituar. Nuk do te jete e lehte, pasi Milani ka lojtare shume te rendesishem dhe me eksperience ne Ligen e Kampioneve. Nese do te shenoj nuk do te festoj ne shenje respekti per ish-skuadren time”, eshte shprehur Kaka para kesaj perballjeje. Skuadra e drejtuar nga Leonardo pritet te zbrese ne sulm me treshen Ronaldonjo-Pato-Inzagi, me kete te fundit qe kerkon te barazoje Mylerin (69 gola) ne renditjen e shenuesve me te mire ne Kupat evropiane. Ne ndeshjen tjeter te grupit C, Zyrihu do te prese ne shtepi Olimpikun e Marsejes

Grupi A

Në grupin A, Bordo do të presë Bayern Munchen që duhet të luftojë për tri piket pa lojtarë të rëndësishëm si Riberi e Roben. Këtu ekipe ndodhen në të njëjtën kuotë pikësh nga 4, por baravarezët janë të parët falë golavarazhit. Takimi tjetër i këtij grupi është ai mes Juventus dhe Makabi Haifa. Skuadra e Ciro Ferraras ka barazuar dy ndeshjet e mëparshme dhe nëse do të ecë më tej duhet të fitojë me kundërshtarin nga Izraeli. Ferrara do t’i besoje Diegos e Xhovinkos, prapa Amaurit ne sulm.

Grupi B

Ne grupin B, Mancester Junaited do te luaje pas pak minutave ne transferten ruse kunder CSKA Moskes. Objektivi i djemve te Fergusonit eshte te hipotekojne sa me shpejt kualifikimin ne fazen e metejshme, ndonese do te duhet te kapercejne me sukses “acarin” rus. Nderkohe qe Wolfsburg do te prese turqit e Beshiktashit, ne tentativen per te qene gjermanet skuadra e dyte e kualifikuar pas United.

Grupi D

Celsi që kryeson grupin D kërkon suksesin e tretë përpara Ateletiko Madrid. Anglezët nuk do të kenë golashënuesin e tyre më të mirë Drogba, që duhet te vuaje ende skualifikimin. Skuadra e Ancelottit duhet të mbrohet nga ofensiva e Aguero e Forlan, te cilet kane deshire revanshi pas zhgenjimeve gjate ndeshjeve te fundit. Ndersa Porto luan ndeshjen shtepiake te dyte radhazi, kete here ndaj APOEL Nikozise, ndaj te ciles mund te vendose nje gjysme sigurese per kualifikimin.

 


Shtypi i dites

Analize


Rekomandojme te lexoni »
*Oferte Speciale* OCEANIA CLUB. 1 - 14 Gusht 1 Suite dopjo, pamje nga deti 15% zbritje.
1 - 14 Gusht 1 Suite dopjo, pamje nga deti 15% zbritje.Minimum akomodimi 5 nete

Hotel me dhoma 1+1 dhe 2+1 per pushime ne Sarande
Apartamentet jane te kompletuara dhe me parking 24ore. Pushimet te shijojne me shume ne vendin tend.

Dritare & dyer, profile Plastike, Alumini, Druri nga 4.900 lek/m2
ALPLAST-AG, kompania e vetme shqiptare qe punon me produkte te cilat nuk e ndotin mjedisin dhe ruajne shendetin e njeriut.

Shiten apartamente ne Himare,,,
Apartamentet e kompleksit jane ne perfundim te punimeve, ajo do te jete e rrethuar dhe do te ofroj kend lojrash per femije dhe ambjent clodhes per te riturit(lulishte).


microsoft



SONDAZH
Rama deklaroi arritje për 300 ditët e para te qeverisë. Basha tha te kundërtën
(Cili është me pranë se vërtetës?)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: molgen
Lexuar: ikub #:
 0  894 910214127





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan