ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
0
 

Jetësohet Qendra e parë multifunksionale në Tiranë.

Në “TEN”, kurse falas për talentet në muzikë, artet pamore, baletin klasik e modern si dhe për të qenë pranë librit

Data: 15 Sht 2010 16:20
ikub# 1009150120
IMG_8146_m IMG_8159_m IMG_8142_m

Të rinjtë dhe të rejat e kryeqytetit, që nga sot do të kenë në dispozicion të tyre një hapësirë të re shumë funksionale e cila do të mirëpresë të gjthë ata që do të duan të shfrytëzojnë kohën e tyre të lirë në mënyrë frytdhënëse, duke zhvilluar talentet dhe njëkohësisht duke rritur shkallën e dijeve të tyre.

Krijimi i Qendrës Multifunksionale “Ten” vjen si rrjedhojë e një pune disavjeçare të Bashkisë së Tiranës. Struktura e vjetër e ish-kinema “Dajtit” është transformuar tashmë në mënyrë rrënjësore, duke u kthyer në një qendër shumëfunksionale për rininë. Kjo hapësirë synon t’u japë atyre mundësinë për t’u shoqërizuar në kushte e standarte europiane dhe është një hap shumë i rëndësishëm përpara, jo thjesht në mbajtjen e një premtimi të bërë ndaj rinisë kryeqytetase, por në krijimin e një shansi të ri, e një perspektive të re, e cila sot është e prekshme dhe që do të jetë e aksesueshme për të gjithë ata që do të duan të kalojnë sëbashku orët e pas-shkollës, por edhe për të gjithë ata që pasi kanë mbaruar Universitetin, do të duan të vazhdojnë të angazhohen në rrjete e komunikime rinore.

“Prej vitesh ne dëshironim këtë moment, prej vitesh kemi punuar për të ndërtuar këtë hapësirë e cila është hapësira e fëmijëvë, të rejave dhe të rinjve të talentuar, për të marrë kurse pa asnjë pagesë, për talente në muzikë, në arte pamore, në balet klasik e modern si dhe për të qenë pranë librit, për t’u prezantuar me librat e rinj dhe për të ndërtuar aktivitetet e tyre. Kështu që, nga sot kjo hapësirë e re shumëfunksionale është e hapur, është e gatshme të mirëpresë të gjithë ata që duan të regjistrohen në këto kurse dhe njëkohësisht është e gatshme të dëgjojë të gjithë idetë e sugjerimet e të rejave e të rinjve që dëshirojnë të kenë një hapësirë të përbashkët, për të zhvilluar këto ide dhe për t’i parë këto sugjerime të realizuara. Ky nuk është një projekt i mbyllur, është një projekt i hapur, është një projekt ku ne dëshirojmë pjesëmarrjen e të gjithëve dhe ku sigurisht mirëpresim kontriburtet e artistëve, shkrimtarëve, mësuesve dhe mësueseve që sot janë në pension por që do të dëshironin që të jepnin dijet dhe eksperiencën e tyre, për të mirrëritur në kohën e lirë fëmijët, të rejat dhe të rinjtë e këtij qyteti dhe që kanë nevojë për këtë hapësirë.
Unë jam shumë i kënaqur që ne sot ia arritëm që ta krijojmë e ta vëmë në dispozicion Qendrën Multifunksonale “Ten” që është Tirana e nxënësve, por njëkohësisht edhe numri 10 dhe presim që bashkë me ata që do të vijnë, të ndërtojmë një rrugë dhe një proces ku të gjithë të përfitojnë nga koha e tyre e lirë për të zhvilluar talentet e tyre dhe njëkohëisht për të rritur shkallën e dijeve të tyre” - u shpreh Kryebashkiaku Rama në përfundimin e punimeve për krijimin e kësaj hapësire të re, kaq të domosdoshme për të rinjtë kryeqytetas. 

Teknologjia ka zënë tashmë vend në jetën tonë të përditshme, ndaj është e paevitueshme që të rinjtë të bëhen pjesë e pandashme e saj. Shumë shpesh të rinjtë kanë një rol pasiv përballë mjeteve të komunikimit, si televizori, kompiuteri, kinemaja. Qendrat multimediale janë pikërisht ato hapësira të cilat u japin mundësi të rinjve për të transformuar këto mjete komunikimi në instrumente të rritjes edukative, forcimit të dialogut ndërinstitucional, promovimit të shkëmbimeve kulturore, duke u ofruar atyre aftësinë e të gjykuarit, duke i bërë pjesëmarrës në procesin e tyre formues, por edhe mundësinë për t’u edukuar si individë.

Ngritja e qendrave multimediale dhe komunitare, një nga objektivat e Bashkisë së Tiranës, tashmë jetësohet me projektin e parë të këtij lloji, që do të synojë rigjallërimin e aktivitetit kulturor, artistik dhe rekreativ në kryeqytet, duke plotësuar kështu nevojat, dëshirat dhe ambicjet artistike e krijuese të grupmoshave të reja.

Qendra Multimediale “TEN” është e pajisur me:
Sallën Qendrore e cila është konceptuar për 130 persona dhe do të kryejë funksionet e mëposhtme:

• Projeksion për filma, dokumentarë, materiale didaktike, prezantime, Poëer Point etj
• Teatër, shfaqje, prova
• Koncerte të muzikës klasike, të lehtë dhe popullore instrumentale
• Pritje zyrtare, me pjesëmarrje të gjerë, mbledhje forumesh komunitare, festime etj

Mexanina e Fëmijëve do të shërbejë si laborator kreativ për grupmoshat 3 deri në 13 vjeç, me grupe jo më shumë se dhjetë veta.

Funksionet e saj janë:
• Pikturë e lirë imagjinare
• Punime me plastelinë e materiale të riciklueshme
• Tregim dhe interpretim historish e përrallash
• Pjesë teatrale të shkurtra për nxitjen e talenteve
• Ndjekje e projeksioneve për fëmijë apo materialeve didaktike

Atriumi i Librit, perla elitare e Qendrës Multivalente e ndërtuar në katin e dytë të ngrehinës me elemente të shumtë transparence, do t’u shërbejë të rinjve për një sërë funksionesh:
• Takimet e librit, prezantime nga vetë autorët për një rreth të kufizuar vizitorësh
• Qarku i leximit, me pjesë të zgjedhura nga botimet e reja apo vepra të shquara të letërsisë; lexim, analizë mbi konceptin letrar, bisedë strukturore etj
• Kursi teatror apo grupet teatrore do të kryejnë provat e memories së tekstit
• Sallë leximi individual
• Pritje zyrtare me numër të kufizuar, takime, prezantime

Dhoma Muzikore kryen funksion didaktik, në bazë të një axhende të krijuar nga drejtuesi i Qendrës. Larmia e grupeve do të vendoset në bazë të kërkesës. Një grup do të përbëhet maksimalisht nga 5 veta.

Funksionet e Dhomës së Muzikës janë:
• Kursi i trajnimit vokal (këngë)
• Kursi i veglave muzikore (kitarë, piano, violinë)
• Kursi i kërcimit
• Regjistrimi vokal i demove
• Trajnime për spiker radiofonik
(Brenda dhomës së muzikës parashikohet të funksionojë një radio modeste)

Laboratori Pamor do të jetë ambjenti ku piktura, instalacioni dhe fotografia do të kenë hapësirën e tyre të dedikuar. Ky ambient do të jetë i hapur për të gjithë ata që adhurojnë artet pamore, nga mosha 14-60 vjeç.

Funksionet e Laboratorit Pamor janë:
• Kurset e pikturës
• Kurset e instalacionit
• Design - Grafik
• Fotografi
• Ekspozim Arti

Korridori i Ekspozimit do të kryejë përgjatë gjithë kohës funksionin e një galerie arti tematik. Një rëndësi të veçantë do t’i kushtohetaksesit të Internetitnë godinë, si një element i rëndësishëm për funksionimin dhe mbështetjen e të rinjve, përmes ofrimit të një shërbimi modern.



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: ermal
Lexuar: ikub #:
 0
BASHKI QENDER
 1.938 1009150120





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




Spitali Amerikan