0 0
0
 
UDHETIM NE BARCELONE, ZARAGOZE DHE MADRID
Cmimi: 799 €
Nisja: 21 prill 2011
Deri: 26 prill 2011
MTI TRAVEL l.t.d

Bar-Mad_Map

UDHETIM NE BARCELONE, ZARAGOZE DHE MADRID

5 Nete / 6 Dite

21 - 26  Prill

Cmimi 799 Euro/ person


Fluturim me Avion ne Barcelone, Transport me autobuz nga Barcelona ne Madrid dhe kthim nga Madridi me Avion ne Tirane.
Programi i plote

Dita 1:


Nisja heret ne mengjes dhe mberritja ne Barcelone rreth ores 10 00. Transferta  me autobus per ne qender te qytetit. Tour panoramic me autobus dhe guide te qytetit gjate te cilit do te behet nje prezantim I historise se Barcelones, qe nga themelimi I tij dhe rrugen e gjate e te trazuar ku ka kaluar ne shekuj per te cilat flasin qarte ndertesat e vjetra dhe te reja, muzete me pikturat dhe skulpturat te te gjitha rrymave te artit, nga me klasiket deri tek me te cuditshmet, te cilat bashkjetojne ne nje harmoni perfekte ne kete qytet. Eshte pikerisht ky konglomerat I stileve, ideve dhe rrymave qe e bejne Barcelonen  nje nga qytetet me interesante te Europes.

Pas  turit panoramic do te behet transferta dhe akomodimi ne hotel. Pushim rreth 2 ore per dreke dhe per tu clodhur.

Pasdite do te vazhdojme nje shetitje me kembe ne nje nga rruget me te njohura te Barcelones, Las Ramblas e cila eshte nje rruge shume e rendesishme qe lidh Sheshin Catalunya me Sheshin Portal de la Pau. Pikerisht shetitja jone do te filloje nga Sheshi Catalunya, nje shesh I madhe dhe nje nga me te rendesishmit e Barcelones. Do te vazhdojme ecjen pergjate rruges Las Ramblas, e cila eshte pikerisht simboli I Barcelones se vjeter me ndertesat karakteristike duke perfunduar ne sheshin Portal de la Pau ku ndodhet dhe statuja e Kolombos. Do te vazhdojme rrugen pergjate bulevardit buze detit ku ndodhen qendra tregetare moderne Maremagnum, Akuariumi dhe do te perfundojme ne shetitoren Waterfront ku ka dhe shume restorante te kendshme buze detit per darke.

Kthim ne hotel pas darkes.

Dita 2:


Pas mengjesit do te fillojme turin me autobus dhe guide ku si pike fillestare do te kemi Katedralen e famshme te Barcelones, Sagrada Familia, ndertimi te ciles ka filluar ne vitet 1900 dhe vazhdon akoma ne ditet e sotme. Nje project fantastic I stilit Art Nouveau prezantuar nga arkitekti I famshem spanjoll Antonio Gauti qe I kushtoi 40 vjet nga jeta e tij ndertimit te kesaj katedrale ku vdiq dhe ka varrin e tij.

Do te vazhdojme me kryeveprat e tjera te ketij arkitekti pikerisht ne Park Guell, I cili gjithashtu ka filluar ndertimin ne 1900, per te qene nje nga parqet moderne te Barcelones.

Do te vazhdojme me Pallatin Mbreteror, I cili qe ne shek 11 ka qene rezidenca per kontet dhe mbreterit e Aragonit.

Vazhdojme me Manastirin e Pedralbes, nga jashte, dhe Stadiumin e Barcelones. Stacioni yne I fundit do te jete kodra Montjuic, pika me e larte Barcelones ku ndodhet dhe Keshtjella Montjuic. Do te shijoni panoramen e qytetit te ri, qytetit te vjeter, bregdetit dhe portit gjigand te Barcelones. Ndalese ne pallatin Nacional te Montjuic brenda te cilit ndodhet Muzeu Nacional I Artit te Catalunyas.

Autobuzi te na lere ne Sheshin e kolones ne te cilin do te kemi kohe te lire per dreke.

Pas drekes program opsional

Muzeu Nacional I Catalonyas

Akuariumi

Pazar tek qendra tregtare Maremagnum.

Kthim ne hotel ne mbrejme

Dita 3:


Nisja pas mengjesit me autobus per ne Madrid (600 km).

Nje stacion mjaft interesant ku do te qendrojme rreth 3-4 ore eshte Zaragoza. Nje qytet shume I kendshem pikerisht ne mes te rruges Barcelone – Madrid, eshte kryeqyteti i krahines se Aragonit.

Cfare ka te vecante?


2,000 vjet histori. Do te gjeni nje trashegimi mahnitese objektesh dhe monumentesh historike duke filluar me rrenojat Romake, kishat e stilit Mudejar (nje nderthurje e elemnteve islamike me ato kristiane), Basiliken Pilar, nje perle e stilit Barok dhe mbi te gjitha punimet e te famshmit Francisco de Goya.

Nje shetitje e kendshme ne sheshin Pilar dhe nje dreke ne restorantet perreth do tu dhurojne nje experience te vecante ne kete udhetim.

Do te vazhdojme me pas udhetimin drejt Madridit. Mberritja ne Madrid, akomodim ne hotel dhe mbremje e lire.

Dita 4:


Pas mengjesit do te fillojme turin e Madridit te Vjeter. Do te fillojme me viziten ne Pallatin Mbreteror, nje kryeveper e vertete arti, I cili eshte rezidenca zyrtare e Mbretit te Spanjes, Juan Carlos, por qe perdoret vetem per ceremoni dhe pritje zyrtare. Historia e tij fillon qe ne shek. 9 AD si fortese dhe qe nga ajo kohe ka pesuar ndryshime deri sa mori pamjen qe ka sot.

Eshte parashikuar nje vizite nga brenda (10 Euro/person) per te viztuar sallen e ngrenies, sallen e fronit, sallen e pasqyrave etj.

Prane pallatit Mbreteror gjendet dhe Katedralja de la Almudena. Do te vazhdojme pergjate bulevardit Gran Via, nje nga bulevardet me te bukur te qytetetit I cili eshte ndertuar ne fillim te viteve 1900 me qellimin per te qene nje nje nga arteriet kryesore te qytetit duke I shtuar madheshtine me ndertesat qe e kufizojne ne te 2 anet, duke kaluar permes sheshit Puerta del Sol guida do te perfundoje ne Plaza Mayor. Ky shesh eshte ndertuar gjate periudhes se Habsburgeve dhe eshte sheshi kryesor I Madridit.

Pasdite e lire ne Plaza Mayor dhe rruget karakteristike te qytetit te vjeter per te ndrene, pushim kafe ose Pazar.

Kthim ne hotel ne mbremje.


Dita 5:


Pas mengjesit do te vazhdojme turin e pjeses tjeter te qytetit e Madridit, a cila quhet Madridi I Burboneve. Kjo lagje ka filluar te ndertohet qe ne shek 16-te, dhe eshte transformuar vazhdimisht gjate sundimit te dinastive Habsburgeve dhe me pas Burboneve. Sot eshte e rendesishme per Muzeun e Prados, e cila eshte nje nga galerite e artit me te medha ne Bote, per Parkun e Retiros, brenda te cilit ndodhet dhe Parlamenti. Pas lagjes se Burboneve do te vazhdohet me pjesen e trete te rendesishme te Madridit, La Castellana. Nje shetitje ne kete zone do te paraqese perpara jush nje tjeter pamje te qytetit, ate te kryeqytetit modern, administrativ dhe komercial te Spanjes.

Pas drekes, si pogram opsional do te kemi vizite ne Muzeun e Prados.

Kthimi ne hotel ne mbremje.


Dita 6: pas mengjesit kohe e lire deri ne orarin e nisjes per ne aeroport.

Ne pakete perfshihen:


    * Udhetimi me avion Tirane-Barcelone
    * Kthimi me avion Madrid-Tirane
    * Udhetimi me autobus Barcelone – Zaragoza – Madrid
    * 2 nete akomodim ne hotel 3* mengjes ne Barcelone
    * 3 nete akomodim ne hotel 3* me mengjes ne Madrid
    * Transfertat aeroport / hotel / aeroport
    * Ekskursion ne Zaragoza
    * Ekskursionet sipas programit me guide ne Barcelone dhe Madrid
    * Shoqerues dhe asistence nga agjensia


Ne pakete nuk perfshihen:



    * Drekat dhe darkat
    * Hyrjet ne monumete dhe muzeume
    * Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “perfshihet”

 


Detaje te tjera

UDHETIM NE BARCELONE, ZARAGOZE DHE MADRID

  • http://www.ikub.al/cache/images/38/38105444-079e-4fbe-b1a2-5b47a8b442e5-653-500-1-111111.jpg

    Sheshi Pilar Saragoza

  • http://www.ikub.al/cache/images/73/73ab8210-c886-41bc-8584-164ba506dcda-653-500-1-111111.jpg

    Pallati Mbreteror Madrid

  • http://www.ikub.al/cache/images/6f/6f6a0011-48c3-4ce4-83b0-2490bac0a1d0-653-500-1-111111.jpg

    Plazza Major Madrid

  • http://www.ikub.al/cache/images/79/79787e8d-199d-4cc3-831f-87b17b6a9080-653-500-1-111111.jpg

    Pallati i telekomunikacionit Madrid

  • http://www.ikub.al/cache/images/58/581b82f5-9bd8-4241-b1f6-cb1464978ffc-653-500-1-111111.jpg

    Gran Via Madrid

  • http://www.ikub.al/cache/images/4c/4c4f5b1c-754b-4d9e-8ac8-cf295217658f-653-500-1-111111.jpg

    Museu Prado Madrid

  • http://www.ikub.al/cache/images/28/28fac63a-f5e3-41fb-9401-02f25440c60b-653-500-1-111111.jpg

    Piktura e Goya's "Maja e veshur dhe Maja Nudo"

  • http://www.ikub.al/cache/images/86/865324bf-52fb-48e1-95e0-5bfefd70b242-653-500-1-111111.jpg

    Pallati i Retiros Madrid

  • http://www.ikub.al/cache/images/c2/c2fc1eb1-64e8-4c56-b812-788ab978f6b3-653-500-1-111111.jpg

    Parku Retiros Madrid





Oferta te tjera nga MTI TRAVEL l.t.d
1560€
950€
Jashte Shqiperise
2854€





TE SPONSORIZUARA
nga Queen Travel Albania

nga Queen Travel Albania

nga ALBANIAN EAGLE TOURS

nga ALBANIAN EAGLE TOURS










PERSHTYPJE
Kerkova per turizmin ne Angli
Nje faqe mjaft cilesore,dhe shume e nevojshme. Informacionet qe m'u deshen i gjeta,faleminderit.
Nga: Ana
Me pelqen shume faqja juaj
me pelqen shume faqja juaj pune te mbare`
Nga: Pune te mbare!
Publikova nje sherbim nga salloni, dhe fitova shume kliente.
Jeni nje faqe ne internet qe ndihmoni shume dhe jeni shume korrekt me klientet Tuaj.Kjo eshte shume
e rendesishme.Vazhdoni keshtu,fitoni popullaritet
Nga: B&B Hair Style
kerkova oferta per v.lira pune ne kompani dizajni per djalin
ju lumte, keni nje faqe goxha cilesore, me te dhena sh te nevojshme per te interesuarit, aplikuam
,dhe u njoftuam per interviste me ndermjetesine tuaj, suksese
Nga: Moza
Koment nga Eri
Eshte website shume zbavites dhe informues pasi ketu mund te gjesh cfaredo informacioni qe deshiron
ne fusha te ndryshme.Ju uroj gjithe te mirat dhe pune te mbare stafit !!!
Nga: Eri
Jep pershtypjen tende »


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: honkyponky
ikub #:
 0 1102010139





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as