Alexa
Duke u ngarkuar...

Voto: 0 0
 
Komente (0)
 
Shperndaje:
 
Si të keni një trup të bukur pa dieta drastike
nga ikubTURIZMI 

Këshilla dhe sugjerime për sa i përket konsumimit të drejtë të ...

Permbajta

Këshilla dhe sugjerime për sa i përket konsumimit të drejtë të produkteve ushqimore gjatë stinës së nxehtë të verës.
Me ardhjen e stinës së verës lindin disa pyetje si:
çfarë ushqimesh duhen konsumuar, çfarë lëngjesh duhen konsumuar?
A ekzistojnë ushqime të cilat nxijnë lëkurën? A duhen bërë dieta drastike etj.
Gjatë verës ngrënia e njeriut varet nga disa kushte në të cilat ndodhet organizmi në këtë stinë,si ,oreks i ulur, etje e madhe , gjëndje këputjeje dhe ulje e aftësisë tretëse.
Lëkura ndihmon organizmin në eliminimin e toksinave . Për të ndihmuar mbrojtjen natyrale të lëkurës, flokëve, thonjve, apo dhe kundër “stresit nga dielli” disa faktorë ushqyes apo ushqime nuk duhet të mungojnë në tavolinë .
Dietat e varfëra me elementë ushqyes apo me pak kalori para se të shkohet në plazh ndikojnë negativisht në lëkurë ,flokë ,thonj duke i bërë ato më të thata,flokët bien më shpejt, etj, ndaj Jo dieta drastike.

Edhe në verë dieta duhet të jetë e shëndetëshme e ekuilibruar, por me më pak kalori, dhe e pasuruar me ujë dhe kripëra minerale.
Kush janë faktorët ushqyes apo ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tavolinë ?
Ushqimet që rekomandohen në stinën e verës janë zarzavatet dhe frutat, bishtajat, apo ato ushqimet që konsumohen në verë duhet të jenë të pasura me proteina, vitamina antioksidante, betakarotenoidet, Vitamina PP, kripëra minerale
Proteinat në formën e aminoacideve kryesore (Fenilalanina, metionina, leucina, izoleucina, lizina, valina, treonina, triptofani), janë të rëndësishëme mbasi sjellin energji në organizëm, rigjenerojnë indet dhe qelizat e organizmit. Aminoacidet kryesore ndodhen tek mishi, peshku, bishtajat .
Vitaminat antioksidante A, C, E, parandalojnë plakjen e parakohshme të lëkurës, lejojnë thithjen e betakarotenit dhe marrin pjesë në ripërtëritjen e epidermës. Vitamina A, antioksidanti më i rëndësishëm për shëndetin dhe bukurinë e lekurës, ndodhet në ushqime me origjinë shtazore si qumështi, djathrat.

Vitamina C, merr pjesë në formimin e kolagenit, siguron elasticitetin dhe ka efekt antioksidant. Gjëndet në agrume, brokoli,lakra, luleshtrydhe, kiwi, speca, domate, rradhiqe, spinaq. Vitamina E, ndihmon shumë në mbrojtjen e dëmeve nga rrezet ultraviolet dhe shpesh shtohet në kremrat mbrojtës. Gjendet në vajrat vegjetale, vaj luledielli, misri, ulliri por edhe në lajthi, arra, bajame, etj .
Betakarotenoidet janë antioksidantë por edhe nxisin prodhimin e melaninës, pigmentit përgjegjës për ngjyrën e lëkurës. Konsumimi i karrotave apo zarzavateve të pasura me vitamin A ose betakorreten bën që të depozitohen disa ngjyrues në lëkurë të cilët duke u bashkuar me melaninën e shton ngjyrimin e lëkurës. Karotenoidet nëse organizmi ka nevojë i kthen në Vitaminë A. Karotenoidet ndodhen në ushqimet bimore si kajsi, brokoli, karrota, hurma, sallatë jeshile, pjepër, domate, spinaq, kungull dhe speca të kuq.
frutat dhe zarzavatet janë të mirëpritura në verë për freskinë e tyre, për vlerat kalorike modeste dhe kënaqësinë që i japin organizmit.
Por, duhet të kini parasysh se ushqimet që përmbajnë këto vitamina duhen ngrënë të gjalla mbasi të skuqura humbasin vlerat e tyre dhe mund të bëhen të dëmshme .
Ushqimet që përmbajnë Vitamina PP, qetësojnë skuqjet e shkaktuara nga djegiet. Gjendet në kikirikë, mishin e kuq, mëlçi, karkaleca, peshk ton, shpatë, vezë.
Mikroelementët, sidomos Hekuri, i cili bën lidhjen e oksigjenit me hemoglobinen, Zinku, ka rol mbrojtës të organizmit, Jodi, element kryesor për funksionin e tiroides, Seleni i cili ka funksion antioksidant. Ndodhen në prodhimet e detit , legumet, zarzavatet, mishin, maja birre, vezë, senap, gruri i fortë, etj.
Ushqimet që rekomandohen janë: bukë dhe makarona me miell të plotë (të zeza) qumësht, djathra, mish të bardhë, peshk dhe produkte deti, vaj ulliri, zarzavate, bishtaja, fruta.
Mishrat e preferuar janë: mishi i bardhë si: pulë, lepur, gjel deti, ose peshk. Evitoni salcat pikante apo të skuqurat .Yndyrnat shtazore nuk preferohen për kaloritë e larta që kanë dhe vështirësinë e tretjes së tyre.
Pini në mënyrë të bollshme : ujë, çajra, lëngje të ferskëta frutash, lëng domatesh të freskët, karrotash të freskët.
Redukto përdorimin e ujit shumë të ftohtë, lëngjeve të gazuara, aperitivë e pije alkoolike. Vera dhe birra duhen konsumuar vetëm në sasi të vogla gjatë ngrënies mbasi shtojnë djersën dhe etjen.
Redukto ose elimino:sheqernat, yndyrnat shtazore, mishin e kuq, të skuqurat, ushqimet e konservuara, pikantet, kafe, etj.
Sheqernat zgjidhen sipas vlerës maksimale ushqyese, energjike dhe tretëse. Rekomandohen buka, makaronat, oriz të plotë, më shumë i preferueshëm orizi, elbi.


Detaje te tjera




Blue Albania


Trevis

TE SPONSORIZUAR
Nuk eshte thjeshte nje hotel, eshte nje stil jetese...
Ne themi ate qe mendojme dhe japim ate qe premtojme! Ky esh...
nga Hotel "Krokodili"
Dhermi....parajsa e bregdetit shqiptar, paguaj pak dhe kalo bukur!
Dy vlia luksoze, 200 m nga bregu i detit.
nga Vilat MARKO
Pushimet jane te rendesishme...
Turqi: - 15% ulje per resorte te perzgjedhura deri ne 31 Maj...
nga ALBANIAN EAGLE TOURS

Pershtypje
Kerkova pune si financiere
Nga: Vera
Ju falenderoj pasi ne faqen tuaj gjeta shume oferta nga biznese te ndryshme per pozicionin e punes
qe une isha e interesuar.
kerkim per gjera te reja
Nga: ela
eshte e vetmja faqe ne internet qe ndihmon te gjithe te marrin nje informacion te sakte , cilesor
dhe sa me afer realitetit
Njoftime pune , Ligje,kuriozitete,opinione
Nga: Zenepe Toci
Ky Portal eshte e vetmja ku mund te gjesh cdo gje. Ju pergezoj pa mase qe jeni dhe do te jeni me te
miret. E hap portalin pa filluar pune.SUKSESE
Publicitetin e shkollës "Udha e shkronjave" dhe njoftimet
Nga: ARTUR SHKURTI
Dëshiroj të përgëzoj stafin e Ikub.al i cili me një thjeshtësi në paraqitje, me një komunikim shumë
të mirë ndërmjet formales dhe jo formales, arriti të bëjë këtë faqe kaq të bukur dhe me shumë funksione. Ndihet rregulli në faqe, megjithëse detyrat që i ka vënë vetes janë të mëdha. Tashmë mund të thuhet se IKUB është një pasuri edhe për publikun shqiptar. Suksese!
Postim Njoftim pune
Nga: "Maccaferri Balkans" sh.p.k.
Perdorim punaime.al per njoftimet e punesimit, pasi na ka rezultuar e sukseshme
Jep pershtypjen tende »



ARTIKULLI PARAARDHES
Të moshuarit, mosha më e rrezikuar gjatë stinës së verës
ARTIKULLI PASARDHES
Rrezatimi i diellit na mbron nga sëmundjet patologjike.

Nga: argjenti | Lexuar 4.823 here | ikub#: 902110038

Shiko artikuj te tjere per:    TRUPI


Kontakto Postuesin
Emri juaj:  
Email juaj:    
Permbajtja  

Komente (0)

Emri
 
Email
 
 

Vendosni kodin me siper:

(Shenim: Nese nuk e lexoni kodin siper
atehere ringarkoni faqen per te gjeneruar nje te ri .)

 


Abonohuni per te marre te gjitha ofertat e tag.al
Hyr ne llogarine tende ketu ose plotesoni fushat e meposhtme.

E-mail  
Password
Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Alviero


Abissnet, Internet Telefoni