Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Këto robotë të vegjël do të jenë shpëtuesit ndaj sëmundjeve kardiake
 
Shperndaje
ikub#: 1802090148
Këto robotë të vegjël do të jenë shpëtuesit ndaj sëmundjeve kardiake Falë këtyre robotëve të vegjël që punojnë si një ekip do të zhvillohet një mënyrë e re e trajtimit të sëmundjeve të zemrës.
Sëmundjet kardiake dhe presioni i kartë i gjakut zhvillohet nga bllokimi i arteries. Mirëpo shkencëtarët kanë zhvilluar një teknologji të re të quajtur nano-robote ose  mikro-kirurgët e vegjël që do të çojnë në zhbllokimin e këtyre arterieve.
 
Këto grupe të vogla grimcash ngarkohen me magnet, që kur bashkohen së bashku bëjnë të mundur zhbllokimin e arterieve. Këto molekula-robot punojnë me dy faza. 
 
Fillimisht ato nxjerrin ilaçin që çon në zbutjen e pllakave të gjakut dhe yndyrave bllokues në arterie dhe më pas në fazën e dyte largojnë këto mbetje duke e zhbllokuar atë.
 
Më këtë inxhinieri biomjekësore janë duke punuar shkencëtarë nga SHBA, Zvicra dhe Koreja e Jugut. Robotët kontrollohen duke shfrytëzuar fuqinë e imazhit të rezonancës magnetike, të cilat shërbejnë si një lloj qendre komandimi dhe kontrolli për nano-robotët që lundrojnë brenda trupit.
 
Eksperimenti fillimisht do të bëhet me minjtë dhe më pas tek lepujt dhe derrat. Nëse gjithçka shkon mirë në vitin 2019 do të testohen tek njerëzit.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ROBOTE SEMUNDJET ZEMRA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved