Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Smartwatch-et zbulojnë diabetin
 
Shperndaje
ikub#: 1802090146
Smartwatch-et zbulojnë diabetin Nëse një smartwatch do të ndihmohet edhe nga Inteligjenca Artificiale, ai mund të zbuloje diabetin që në fazat e hershme te tij.
Sa më sipër ka dalë nga një studim i përbashkët i Universitetit te Kalifornisë ne San Francisco dhe startup-it Cardiogram.
Nëse smartwatche-t janë te pajisur edhe me sensore qe matin frekuencën kardiake, ato mund te jene ne gjendje te dallojnë praninë e diabetit ne një individ me 85% siguri. Ne këtë rast, ai qe i vjen ne ndihme është nje algoritëm i posaçëm dhe rrjeti neural artificial "DeepHearth" izhvilluar nga startup-i Cardiogram.
Ne këtë studim u analizuan 200 milion matje te kryera mbi 14 mijë pjesëmarrës qe kishin vendosur nga një smartwatch ne pulsin e dorës, ne gjendje te maste frekuencën kardiake dhe numrin e hapave.
Identifikimi i pranisë se diabetit ne një organizëm edhe përmes matjes se frekuencës kardiake është i mundur, pasi zemra është e lidhur me pankreasin përmes sistemit nervor autonom. Dora-dorës, me përkeqësimin e parametrave te sëmundjes, diabetit, modifikohet edhe frekuenca kardiake, çka me pas matet nga sensorët e smartwatch-it.
Zbulimi i diabetit qe ne fillimet e tij është një mundësi më shumë për te ndihmuar te prekurit te kenë një jete sa më të shëndetshme dhe te gjatë.
 
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DIABETI SMARTWATCH ZBULIMI ZEMRA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved