Microsoft do të ruajë të dhënat me anë të teknologjisë së Bitcoin
 
Shperndaje
ikub#: 1802130129
Microsoft do të ruajë të dhënat me anë të teknologjisë së Bitcoin Microsoft ka njoftuar se është gati te përdorë teknologjinë e blockchain, atë qe qëndron ne themel te krijimit te Bitcoin-it, por me qellim ruajtjen e te dhënave personale.
Në një post zyrtar te kompanisë, është njoftuar iniciative e mësipërme ne funksion te përmirësimit te situatës se privatësisë se përdoruesve. Blockchain ( zinxhir bllokimesh) ne vetvete është si një lloj libri digital qe mban shënim te gjitha veprimet dhe operacionet, te gjitha ne mënyrë te kriptuar.
"Besojmë se është esenciale për përdoruesit qe te kontrollojnë te gjitha elementet identitetit te tyre digital, në vend qe t'i japin lejen (konsensusin) një numri pa fund aplikacionesh dhe shërbimesh dhe te lënë qe të dhënat e tyre te menaxhohen dhe shpërndahen mes provider-ave te ndryshëm. Përdoruesit kanë nevojë te kenë një vend ku te ruajnë identitetin e tyre digital", thuhet ne njoftimin e Microsoft.
Plani i Microsoft është ne koordinim me Decentralized Identity Foundation.
Edhe sipas disa eksperteve te tjerë, teknologjia e blockchain qe ka revolucionarizuar konceptin e Bitcoin, garanton me shumë siguri ne lidhje me informacionin dhe mund te përdoret si një instrument për ruajtjen dhe kujdesin e dokumenteve delikate qe kanë te bëjnë direkt me sferën personale te përdoruesve.
Ne Universitetin e Vermont-it është hedhur madje ideja e përdorimit te kësaj teknologjie për testamentet biologjike dhe deklarata te kësaj natyre, qe garantojnë se dokumentet nuk janë te modifikueshme.
 
Loading...


Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BICOIN BLOCKCHAIN MICROSOFT PRIVATESIA



 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved