Taksia elektrike pa shofer e së ardhmes nga mund të shihni gjithçka
 
Shperndaje
ikub#: 1803080168
Taksia elektrike pa shofer e së ardhmes nga mund të shihni gjithçka Taksitë e së ardhmen do të jenë pa shofer dhe sigurisht do të porositen përmes një aplikacioni në smartphonin tuaj.
Renault ka zbuluar një makinë konceptuale elektrike të së ardhmes, të quajtur EZ-GO, që synon të turbullojë linjat midis transportit privat dhe atij publik.
Automjeti 6-vendësh, i cili mund të dalë në prodhim në 2022, hapet nga pjesa e tavanit duke i lejuar pasagjerët të hipin dhe zbresin më lehtësisht. Ndërsa anësoret e saj janë të pajisura me një dritare të madhe që lejon një vrojtim më të gjerë nga jashtë.
EZ-GO  do të transportojë pasagjerët me një shpejtësi maksimale prej 50 km/h. Ajo është i gjatë 5.2 m dhe 2.2 m i gjerë. Peshon 1.700 kg duke përfshirë edhe 300 kg për një sistem të ngarkimit të baterive pa tel.
Pasagjerët ulen rreth dritareve të saj dhe një shirit LED kalon në dysheme për të udhëzuar udhëtarët në dalje.
Loading...




Shfleto artikuj te tjere per: AUTONOME ELEKTRIKE TAKSIA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved