Qelizat staminale. Zbulohet geni që lejon përdorimin e tyre
 
Shperndaje
ikub#: 2005140003
Qelizat staminale. Zbulohet geni që  lejon përdorimin e tyre Bëhet fjalë për një metodë e re që premton t'i japë një nxitje të konsiderueshme mjekësisë ri-gjenerative, duke e bërë më të lehtë përdorimin e sigurt të qelizave burimore të ri-programuara.
Kërkuesit kanë arritur të veçojnë genin e quajtur ZNF398 i cili është i aftë të ruajë qëndrueshmërinë e qelizave staminale (burimore) deri në momentin e zhvillimit të kontrolluar të tyre.
Studimi i botuar në revistën Nature Communications dhe i financuar nga Fondacioni Armenise Harvard, u krye në bashkëpunim me grupin e Universitetit të Torinos në Centro Interdipartimentale di Biotecnologie Molecolari (MBC) dhe Institute for Genomic Medicine (Iigm), Candiolo (Torino)
Zbulimi do të ndihmojë në ruajtjen më mirë të qelizave burimore pluripotente dhe kontrollin e diferencimit të tyre, duke ofruar një mjet të fuqishëm dhe jashtëzakonisht të besueshëm.
Për t'i ruajtur, qelizat staminale qëndrojnë të ngrira, por kur përdoren është thelbësore të mbahen në gjendje të qëndrueshme para fillimit të procesit të diferencimit për të marrë më pas qelizat e llojeve të ndryshme, sikurse ato të mëlçisë, lëkurës e deri ato të trurit. 
Deri më tani, për t'i mbajtur ato të qëndrueshme pas shkrirjes, është përdorur një teknikë empirike, duke shtuar për çdo ditë një molekulë të quajtur TGF-beta, e cila parandalon diferencimin e qelizave. Por askush deri tani nuk e dinte si funksiononte kjo metodë. Tashmë dihet që është pikërisht geni ZNF398 i cili i mban qelizat të qëndrueshme, duke vepruar kështu si një mbrojtës molekular.
 



Shfleto artikuj te tjere per: GENI QELIZAT STAMINALE ZBULIMI

Marre nga ANSA


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved