"Facebook Shops". E-commerce vjen falas në Facebook
 
Shperndaje
ikub#: 2005220013
"Facebook Shops".  E-commerce vjen falas në Facebook Facebook Shops janë dyqanet e reja virtuale që synojnë tu vijnë në ndihmë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që të rrisin shitjet në internet parmes funksionit të ri falas në Facebook.
Lajmi është bërë me dije nga vetë Mark Zuckerberg në një transmetim të drejtpërdrejtë dje pas dite.
Duket se Mark Zuckerberg synon tregtinë elektronike duke  rivalizuar me gjigandët e tjerë, Amazon, e-bay, Alibaba. Facebook është duke adaptuar një qasje të re të rëndësishme drejt e-commerce pas funksioneve të “checkout”  dhe tag Shopping për Instagram, implementuar vitin e kaluar. Në fakt, që vjet, Zuckerberg kishte treguar interes për tregtinë elektronike, dhe në synimet e tij,  Facebook Shops duhet të përmirësojnë përvojën standarde të tregtisë në internet, duke memorizuar kredencialet e përdoruesve në një vend unik, dhe pastaj për t'i përdorur ato në çdo dyqan online, në Facebook ose Instagram. Aktualisht ka më shumë se 160 milion biznese të vogla që përdorin aplikacionet e kompanisë së Zuckerberg.
Si funksionojnë Dyqanet në Facebook?
Krijimi i një dyqani në Facebook është falas. Kompanitë mund të zgjedhin produktet që ata duan të përfshijnë në katalogun e tyre dhe pastaj të personalizojnë imazhet dhe logot në përputhje me markën.
Të interesuarit mund të gjejnë Facebook Shops në faqen e një kompanie në Facebook ose në profilin e tyre në Instagram.
Nga këtu ju mund të shfletoni të gjithë koleksionin, dhe të bëni porosi. Për momentin, pagesa duhet të plotësohet në faqen web të Facebook, dhe vetëm në Shtetet e Bashkuara pagesa mund të bëhet direkt nga aplikacioni.
Nga ana tjetër, WhatsApp, Messenger dhe Instagram Direct bëhen gjithashtu kanale komunikimit midis klientit dhe shitësit. Ashtu si në një dyqan fizik, për të kërkuar ndihmë, thjesht dërgoni një mesazh për kompaninë përmes këtyre kanaleve.
Përparësitë e Facebook Shops
Facebook Shops janë falas në krahasim me shërbimet e tjera të ngjashme. Në Amazon, ju paguani si llogarinë ashtu dhe përqindjen e shitjeve, të cilat mund të shkojnë nga 6 deri në 20 për qind.
Për Facebook, sistemi mund të fillojë të përfitojë falë pagesës direkte, e cila do të jetë e praktikueshme përmes funksionit “checkout” i testuar në Instagram vitin e kaluar.
Këtë verë, përsëri duke filluar nga Shtetet e Bashkuara, do të prezantohen Instagram Shops, të cilat do të funksionojnë si dyqanet virtuale të Facebook.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: E-COMMERCE FACEBOOK FACEBOOK SHOPS FALAS

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved