Avifavir. Preparati që shëron Covid-19 në 10 ditë
 
Shperndaje
ikub#: 2006010087
Avifavir. Preparati që shëron Covid-19 në 10 ditë Rusia ka aprovuar një ilaç i cili është në gjendje të trajtojë Covid-19. Sipas eksperimenteve premtuese, preparati antiviral mund të vrasë virusin në 10 ditë dhe të përgjysmojë kohëzgjatjen e sëmundjes.
Autoritete sanitare ruse kanë aprovuar një medikament antiviral për të trajtuar koronavirusin dhe janë gati të fillojnë trajtimin e pacientëve të infektuar që javën e ardhshme.
Bëhet fjalë për medikamentin "Avifavir" që pas rezultateve premtuese të fazës së parë të provave klinike, ka treguar se mund ta frenojë sëmundjen.
Eksperimentet e deri tanishme kanë treguar se pacientët e trajtuar më këtë preparat janë shëruar 2 herë më shpejt në masën 90% të rasteve.
Zyrtarët rus modifikuan një version të "Favipiravir"-it, një ilaç i prodhuar për të trajtuar gripin në Japoni, për ta shndërruar atë në një medikament posaçërisht për Covid-19. Shkencëtarët rusë besojnë se ky është ilaçi më premtues anti-COVID-19 në botë, dhe premtojnë se do të ndajnë formulën në nivel global.
Ndërkohë, 60.000 doza të medikamentit do të dorëzohen në spitalet në Rusi gjatë muajit qershor.
Nga ana tjetër, edhe shkencëtarë në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar testimin e Favipiravir mbi dhjetëra pacientë të infektuar, duke pranuar se rezultatet e hershme janë premtuese. Provat tregojnë se preparati mund të përdoret për të parandaluar Covid-19 kur jepet në fazat e hershme të sëmundjes, por ende nuk ka treguar se është efektiv në rastet kritike.



Shfleto artikuj te tjere per: AVIFAVIR COVID-19 PREPARATI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved