Tornadot në Diell të mëdha sa Europa
 
Shperndaje
ikub#: 2006270040
Tornadot në Diell të mëdha sa Europa Në sipërfaqen e Diellit krijohen tornadot aq të mëdha sa Europa.
Origjina e tyre është rikonstruktuar falë hulumtimeve që janë botuar në revistën Astronomy & Astrophysics dhe koordinuar nga Mariarita Murabito, e Institutit Kombëtar të Astrofizikës në Itali (INAF), dhe Marco Stangalini, i Agjencisë Hapësinore (Asi).
Rrotullat gjigante gazi në temperaturë shumë të lartë, të cilat shtrihen për mijëra kilometra në atmosferën e yllit tonë, prodhohen nga fusha magnetike dhe zgjasin disa dhjetëra minuta. Vëzhgimi i tyre në detaje ishte i mundur falë instrumentit IAF (Interferometric Bidimensional Spectrometer) Ibis, i instaluar në Teleskopin Diellor Dst (Dst) në Neë Mexico, Shtetet e Bashkuara.
"Imazhet e mbledhura, deklaron Murabito, na lejuan të kryejmë një tomografi tre-dimensionale të fushave magnetike që rrotullohen rreth tornadove diellore". Këto tornado, specifikojnë ekspertët, lidhin shtresa të ndryshme të atmosferës së yllit tonë, duke vepruar si kanale për transportin e energjisë në rajonet më të jashtme.
Për Stangalini, studimi i tyre "ka një rëndësi thelbësore për të kuptuar mekanizmat e ngrohjes të shtresave të jashtme të atmosferës dhe përshpejtimin e erës diellore", e cila ka një ndikim të rëndësishëm në Tokë. 
 



Shfleto artikuj te tjere per: DIELL EUROPA TORNADOT

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
Artikuj të ngjashëm
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved