Një virus potencial pandemik i gripit nga Kina
 
Shperndaje
ikub#: 2006300039
Një virus potencial pandemik i gripit nga Kina Sipas shumë virologëve të njohur në të gjithë botën, një virus i ngjashëm me atë të gripit H1N1 përgjegjës për pandeminë e vitit 2009 po përdori organizmin e derrave për të ndryshuar veten, duke mësuar të sulmojë madje edhe njerëzit.
Sa më sipër është zbuluar në Kinë gjatë punës që po bëhet si pjesë e një projekti mbikëqyrjeje të nisur vite më parë për të bllokuar rrezikun e pandemive të reja dhe për të përgatitur kundërmasa në kohë, që nga planet pandemike, deri te vaksinimi. 
I përshkruar në revistën e Akademisë së Shkencave të Shteteve të Bashkuara, virusi u identifikua nga grupi i koordinuar nga George Gao dhe Jinhua Liu, përkatësisht të Universiteteve Bujqësore të Pekinit dhe Shandong, me pjesëmarrjen e Qendrave Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve (Cdc China) ). 
Në bashkëpunim edhe me OBSH, puna e tyre studimore është shtrirë edhe në ferma të mbarështimit të kafshëve, ku kanë arritur të veçojnë  praninë e antitrupave në 10% të një grupi prej rreth 300 personash. Kjo do të thotë se virusi është në gjendje të sulmojë njerëzit, por ende nuk ka ndërmarrë hapin e mëtejshëm, atë të transmetimit nga njeriu tek njeriu.
 
 
Shfleto artikuj te tjere per: KINA PANDEMIA VIRUS

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved