Uber. 2.65 miliardë dollarë për aplikacionin Postmates
 
Shperndaje
ikub#: 2007060107
Uber. 2.65 miliardë dollarë për aplikacionin Postmates Grupi Amerikan i njohur edhe në Europë për shërbimin taksi, mësohet se ka rënë dakord për të blerë aplikacionin Postmates, i specializuar për dërgimin e ushqimit në shtëpi.
Sipas agjencisë Bloomberg, kjo blerje do t'i kushtojë rreth 2.65 miliardë dollarë dhe mund të shpallet që sot.
Siç dihet, Uber u prek seriozisht nga pandemia e koronavirusit, e cila e detyroi atë të shkurtojë një të katërtën e fuqisë punëtore në muajin maj. Për këtë shkak, ajo po kërkon të rifitojë pozitat e humbura, duke forcuar shërbimin e vet delivery,  Uber Eats.
Edhe pak më parë gjigandi amerikan Uber tentoi të blejë aplikacionin tjetër amerikan të shpërndarjes së ushqimit, Grubhub, një tentativë kjo e dështuar për faktin se kjo e fundit pati përmbyllur një marrëveshje me konkurrentin europian, Just Eat.
 
Shfleto artikuj te tjere per: APLIKACIONI POSTMATES UBER

Marre nga ikub.al





*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved