Tur ne Prage – Viene- Budapest, 7 Ditë
ikub#: 1703200090
239 €
10/04/2017
Europe
OFERTE PER GRUPE: Per cdo 16 Persona, 1 person eshte FALAS!
 
Datat e tjera te nisjeve:
 
3, 20 Mars  10 Prill  1 Maj
 
Dita e Parë
 
–Nisja në oren 03:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë e shkurter në Budva per te vizituar qytetin e vjeter Stari Grad. Vazhdimi i udhetimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin Kroat, në Dubrovnik ku do të vizitohet qyteti i vjeter, Raguza e dikurshme dhe monumentet si Rruga Stradun, Burimi Onufrian, Pallati Rektorit, Dogana e vjetër, Katedralja e Shen Maries etj. Vazhdon udhëtimi për në Split. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Split. Sistemimi dhe akomodimi në Hotel.
 
Dita e Dytë
 
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Zagreb. Ndalesë 3 orë në Zagreb, ku vizitohet Kryeqyteti Kroat me monumentet historike të tij te lagja Kaptol ku gjendet Katedralja e Zagrebit, simboli i qytetit dhe Gradec, aty ku gjendet Parlamenti Kroat, Kisha e Shen Markut. Më vonë do vizitojmë sheshin qëndror Jelacic dhe Opera e qytetit. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalesë 2 orë në Graz ku do te vizitohen Opera e famshme e Gracit, Sheshi qendror Marktplatz dhe Bashkia monumentale, lumi Mur dhe ishulli artificial prej celiku ne lum, i cili quhet Murinsel. Vazhdimi i udhëtimit për në Vienë. Mbërritja në Vienë. Sistemimi në Hotel.
 
Dita e Tretë
 
Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës, Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor, Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve, Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. Gjate pasdites nisja për në Pragë. Mbërritja në Pragë gjatë darkës. Sistemimi në Hotel.
 
Dita e Katërt
 
Mëngjesi në hotel. Paradite, Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Pasdite, Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t. Fjetje në Hotel.
 
Dita e Pestë
 
Mëngjesi në Hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë. Pasdite, Nisja për në Bratislavë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
 
Dita e Gjashte
 
Mëngjesi në Hotel. Vizitë e shkurtër në Monumentet Kryesore te qytetit të Bratislavës. Më pas, Nisja për në qytetin e Budapestit, në Hugari. Mbërritje gjatë mesditës. Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Budapestit, si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Nisja për në Beograd. Sistemimi në Hotel.
 
Dita e Shtate
 
Mëngjesi ne Hotel. Paradite Vizitë e shkurtër e Beogradit dhe Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë. Mbrritja në Tiranë.
 
Ne cmim perfshihet:
1. Udhëtimi me autobus Tiranë – Split – Zagreb – Vjenë – Pragë – Budapest – Beograd – Prishtinë – Tiranë.
2. Akomodim në hotel: 2 netë në Pragë, 1 natë në Split, 1 natë në Vjenë, 1 natë në Bratislavë dhe 1 natë në Beograd.
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shëtitjet me autobus sipas programit.
5. Udhëtimi për në Karlovy Var.
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Ne cmim nuk perfshihet:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
 
Femijet:
0-2 vjec eshte falas
2-12 vjec, nese akomodohet ne dhome me 2 te rritur, perfiton 40 euro zbritje
mbi 12 vjec paguan si i rritur
nese nuk i ka mbush 18 vjec, dhe udheton me njerin, ose asnjerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar.
Per rezervim, mund te paguani 50% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 5 dite para nisjes.
Pagesa e bere eshte e pakthyeshme.
Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.
Sugjerim: Nese ngeleni te kenaqur nga sherbimi i shoferit dhe i guides bakshishet per ta jane te mirepritura, por jo te detyruara!

NJOFTIMET E FUNDIT
10/06/2017
Brenda Shqiperise
31/05/2017
Jashte Shqiperise
26/06/2017
Greqi

Shfleto artikuj te tjere per: KALEMI TRAVEL & TOURS TUR VJENE
Postuar nga: lmulla
ikub #:
1703200090
Ebuy
Copyright © 2006 -2017ikub.al shpk, All Rights Reserved