Tur ne Paris
ikub#: 1704190073
349 €
29/04/2017
France
Paris, 29 Prill, 7 ditë, €349
 
Datat e tjera te nisjeve:
 
29 Prill  22 Maj
 
Dita e Parë: Nisja në orën 04:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë e shkurtër në Budva për 1:30 për të vizituar qytetin e vjetër dhe për të qëndruar për mëngjes. Vazhdimi i udhëtimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobuz në territorin Kroat. Ndalesë e shkurtër në Dubrovnik për 2 orë, ku do të vizitohet Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhetimit për në Zadar. Mbrritja në Zadar. Sistemimi në Hotel. (Tirane-Zadar 614 km)
 
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Ljubjanë. Ndalesë e shkurtër në Ljubjanë për rreth 2 orë, ku vizitohet Kryeqyteti Slloven me monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalesë e shkurtër në Salzburg për 1:30 ku do te vizitohet qyteti i vjetër i Salzburgut. Vazhdimi i udhëtimit për në Mynih. Mbrritja në Mynih. Sistemimi në Hotel (Zadar-Munich 814 Km)
 
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Gjatë paradites, Vizitë panoramike në pikat turistike më të bukura të Mynihut, si: Muzeu i Arteve të Pinakotheken, Hofbrauhaus-i i famshëm, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, Marienplatz, Viktualien Market. Pallati Nymphenburg, Sheshet Olimpike, ku gjenden Muzeumi i BMW, Kulla Olimpike 290 metra e lartë etj. Nisja në oren 12:00 nga Mynih me autobus për në Paris. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritja në Paris. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel (Munich-Paris 828 km)
 
Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike e Parisit. Vizitohen: Harku i Triumfit, Shëtitje në Avenynë e famshme të Champs Elysées, Place de la Conocorde, Assamble Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive, Muzeu i Luvrit.
 
Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në:  Panteoni, Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame, Sheshi Bastille, Opera, Tour Eiffel, Kisha St.Germain De Pres.
 
Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Hotel. Nisja nga Parisi në mëngjes herët për në qytetin e Gjenevës, në Zvicër. Mbërritje në Genevë gjatë mesditës, ku do të qëndrojmë për rreth 2 orë për të bërë një vizitë të shkurtër në qytet dhe për të drekuar. Gjatë drekës nisje për në Milano ku do të qënndrojmë për 2 orë dhe do të vizitohen Pallazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Gjatë pasdites do nisemi për në Trieste, ku do të kemi akomodomin (Paris-Trieste 1,265 km)
 
Dita e Shtatë: Mëngjesi në Hotel. Nisja nga Trieste për në Split. Fillimisht do të kalojmë nga Sllovenia dhe nëpërmjet pikës kufitare të Jelsane do futemi në Kroaci ku do të kalojmë nga Rijeka dhe pjesa bregdetare e Bregdetit Dalmat. Mbërritje në Split gjatë mesdites, qytetin e dytë më të madh të Kroacisë, kryeqendra e Dalmacisë që është i njohur për pallatin 1700 vjeçar të Dioklecianit. Do të qëndrojmë në qytet për 2:30. Fillimisht do të bëhet guida në këmbë e qytetit të Splitit përreth pallatit të Dioklecianit dhe pastaj do të qëndrohet për të drekuar në qytet. Rreth orës 16:00 nisja për në Shqipëri, ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për t’u qetësuar (Trieste-Tirane 944 km)
 
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi me autobus Tiranë – Ljubljanë – Mynih – Paris – Milano – Trieste – Tiranë.
2. Akomodim në hotel: 3 netë në Paris, 1 natë në Zadar, 1 natë në Mynih dhe 1 natë në Trieste. Hotelet jane te kategorise ekonomike, jo ne qender te qytetit.
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shëtitjet me autobus sipas programit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Lundrimi me Anije.
4. Udhëtimi dhe Hyrja në Disneyland. (Minimumi 15 persona për grup)

NJOFTIMET E FUNDIT
26/06/2017
Greqi

Shfleto artikuj te tjere per: KALEMI TRAVEL & TOURS PARIS TUR
Postuar nga: lmulla
ikub #:
1704190073
Copyright © 2006 -2017ikub.al shpk, All Rights Reserved