Tur ne Dubai dhe Abu Dhabi
ikub#: 1704200082
799 €
04/05/2017
Emiratet
Dubai dhe Abu Dhabi, 4 Maj, 5 dite, 799€
 
Dita e Parë, 4 Maj 2017:
 
Fluturimi Tirane – Dubai me tranzit ne Stamboll.
Nisja nga Tirana në orën 15.15, Mbrritja në Dubai në orën 03:20.
Transferimi në Hotel në Dubai.
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
 
Dita e Pare vazhdon, 5 Maj 2017:
 
Mëngjesi në Hotel.
Fillojme guidat panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Xhamia Jumeirah, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale, Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, etj.
Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë – Burj Khalifa.
Kthimi dhe Darka në Hotel.
Pasdarka e lire.
 
Dita e Tretë, 6 Maj 2017:
 
Mëngjesi në Hotel.
Paradite të lirë për të bërë pazar në disa nga Qendrat Tregtare të Dubait.
Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe.
Përfshirë në cmim Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
Kthimi ne hotel.
Darka në Restorant Indian.
Pasdarka e lire.
 
Dita e Katërt, 7 Maj 2017:
 
Mëngjesi në Hotel.
Vizitë në Abu Dhabi me autobus.
Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed*, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj).
Kthimi në Dubai.
(Opsionale), Në mbrëmje, shëtitje e organizuar me anijen tradicionale “Dhow” ku do të shijoni pamjet e mbrekullueshme të qytetit, e shoqëruar kjo me një darkë bufe në ambientet e anijes.
Kthimi dhe Darka në Hotel.
 
Dita e Pestë, 8 Maj 2017:
 
Mëngjesi në Hotel.
Transferta në Aeroportin e Dubait.
Fluturimi me tranzit Dubai – Stamboll-Tirane.
Nisja nga Dubai në orën 04:20 te mengjesit.
Mbrritja në Tirane në orën 10.35 paradite.
Shenim :  Ne varesi te kohes se lire keni mundesine per te bere dhe plazh sepse temperaturat arrijne 37 grade celcius.
 
Me Shume Detaje:
 
Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe Hotel 4* 799 Euro
 
Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas.
Akomodimi në Hotel me 4 yje në Dubai Grandeur Al Barsha 4****.
Mëngjeset në Hotel.
2 Darka ne Hotel, 1 Darke ne Restorant Indian.
Shëtitjet me Autobuz sipas Programit.
Guida vendase në disa Shëtitje.
Guida e Plote e Abu Dhabit.
Safari ne Shkretetire me Darken Barbeque.
Ngjitja ne Kullen me te larte ne Bote Burj Khalifa.
Pagesa e vizes.
Te gjitha taksat turistike.
Shoqerues shqiptar gjate gjithe udhetimit.
Asistenca nga Agjensija.
Shenim: 
 
Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:
Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente.
Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.
Meshkujt duhet te jene me pantallona te gjata

NJOFTIMET E FUNDIT
31/07/2017
Jashte Shqiperise
18/08/2017
Greqi

Shfleto artikuj te tjere per: DUBAI KALEMI TRAVEL & TOURS TUR
Postuar nga: lmulla
ikub #:
1704200082
Ebuy
Copyright © 2006 -2017ikub.al shpk, All Rights Reserved