ikubINFO
map icon

map icon Kerkimi i Avancuar
LOLI TOURS   
Agjensi turistike/ udhetimi

72.114
LEXIME
0
KOMENTE
57
OFERTA

Rr. e "Kavajës" (përballë Kishës Katolike)
Tiranë
35542273405
355674076678
+355674076685
35542273405
- Trego te zmadhuar ne harte

PASIONI YNE ESHTE UDHETIMI Qëllimi ynë është që t’ju ofrojmë klientëve tanë një shërbim cilësor. Shërbimi ynë ju jep mundësinë të zbuloni destinacionet më atraktive që I përgjigjen kërkesave tuaja për pushime që vetëm mbresa të paharrueshme do t’ju lënë.


PASIONI YNE ESHTE UDHETIMI

 

Qëllimi ynë është që t’ju ofrojmë klientëve tanë një shërbim cilësor. Shërbimi ynë ju jep mundësinë të zbuloni destinacionet më atraktive që I përgjigjen kërkesave tuaja për pushime që vetëm mbresa të paharrueshme do t’ju lënë. Destinacionet turistike që ne ofrojmë për klientelën tonë:

Europë ( Hungari, Kroaci, Poloni, Ceki, Rusi, Turqi)

Afrikë ( Egjipt, Maldive)

Amerikë Qendrore ( Costa Rica, Meksikë, Port Rico )

Karaibë ( Aruba, Jamaika, Republika Domenikane )

Amerika Jugore ( Brazil )

Azi ( Kinë, Tajlandë )

Perkushtimi yne eshte ne sherbimin tuaj

 

Ekipi ynë përkujdeset në nivelin maksimal për t’ju ofruar besueshmëri në ofrimin e paketave turistike duke bërë rregullisht vizita dhe ture informative pranë strukturave hoteliere në mënyrë që të garantojë dhe të kënaqë klientelën. Kështu cdo paketë turistike e ofruar prej nesh është një eksperiencë e jetuar nga stafi ynë. Hotelet dhe resortet e propozuara nga ne për JU janë të zgjedhura me kujdes. Punojmë fort që t’u japim klientëve tanë një eksperiencë të paharrueshme nga bashkëpunimi me LOLI TOURS. Ejani dhe zbuloni bukuritë dhe diversitetet e botës me LOLI TOURS.

PSE NA ZGJIDHNI NE

 

• Ture cilësore – ne e vëmë veten në vendin e klientit.

• Personel profesionist – në te gjitha shërbimet e ofruara prej nesh janë punonjës profesionist

• Shërbim cilësor – e ardhmja jonë varet nga cilësia e të kaluarës.

• Në biznesin tonë, vëmendja që I kushtohet detajeve është çelësi drejt cilësisë. Çdo tur I organizuar prej LOLI TOURS është i kontrolluar dhe verifikuar deri në detajet më të vogla dhe sidomos në atraksionet dhe cilësinë që resortet do të ofrojnë për klientët tanë duke u ofruar këtyre një eksperiencë të jetuar prej vetë stafit tonë.

• Ne besojmë se cilësia vjen si rezultat I përkushtimit tonë tek ndershmëria ndaj klientëve dhe sidomos ndaj pritshmërisë dhe kërkesave të tyre.

• Të gjithë pjesëtaret e stafit tonë kanë nje pasion që është UDHËTIMI. Ata gjithmonë udhëtojnë në mënyrë që të jenë në kontakt me trendin e zhvillimit të industrisë së turizmit nëpër botë.

• Ne mundohemi në cdo kohë të mbajmë nivelin e shërbimit në lartësitë maksimale.

 

KONCEPTI YNE

 

Mirëseerdhët në botën LOLI TOURS. Propozimet tona për udhëtime turistike I drejtohen atij grupi njerëzish të cilët interesohen rreth udhëtimeve për kënaqësi, për zbavitje , për kulturë apo dhe për shëndetin trupor dhe shpirtëror, me besimin që do të gjejnë prej nesh struktura hoteliere mikpritëse. Dëshirojmë t’i përgjigjemi në maksimum kërkesave dhe pritshmërisë së klientëve tanë falë besueshmërisë, kujdesit dhe motivimit të stafit tonë.   Pretendojmë se dallohemi për një asistencë të përpiktë përpara , gjatë dhe pas operacioneve të prenotimeve , dhe për një cilësi të lartë të shërbimeve që ne ofrojmë duke dhënë pjesë nga pasioni ynë për fushën e turizmit. Synimi ynë është që të ruajmë gjithmonë një cilësi të lartë të shërbimit ofruar klientelës sonë. Për ne kënaqësia e klientëve tanë është një kusht I patjetërsueshëm dhe synimi kryesor I punës sonë të përditshme. Për ne pushimet e klientëve tanë janë të shenjta dhe si të tilla ne I cmojmë duke treguar në cdo rast dhe kohë një përkushtim dhe përgjegjshmëri të lartë në ofrimin e destinacioneve të duhura për ta. Cilësi PO, por me cmimin e duhur!!!! Fjalët tona kyce janë: Pasion për udhëtime, emocion, zbulime, zbavitje dhe relax. Pas këtyre fjalëve klienti ynë mund të shtojë ato fjalë që mungojnë, por me LOLI TOURS do t’I gjeni.




Informacion per mbi 45.000 biznese ne Shqiperi.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari.

Sponsored
Na ndiqni

Shfleto artikuj te tjere per: AGJENCI TURISTIKE TURIZMI
Postuar nga: lolitours
ikub #:
1103220047