Albaelettrica    
Autostrada Tiranë-Durrës, Km 8
Albaelettrica, që prej vitit 1993 është e specializuar në tregtimin me shumicë e pakicë të materialeve elektrike, civile, industriale, si edhe në projektimin dhe instalimin e tyre. Me një portofol të plotë produktesh e shërbimesh, dhe falë bashkëpunimit shumëvjeçar me partnerët ndërkombëtarë më të njohur të fushës, Albaelettrica prej vitesh është kompania lider që vendos standartet në treg.

Përveç tregtimit të materialeve elektrike, Albaelettrica ofron zgjidhje për ndriçmin e çfarëdolloj ambienti, automatizimin e shtëpive apo ambienteve të tjera si biznese, shkolla duke rritur sigurinë dhe ulur konsumin e energjisë elektrike, zgjidhje profesionale për rrjetet LAN, projektim inxhinierik në shumë fusha të inxhinierisë elektrike, vegla pune profesionale nga kompania lider Milwaukee, dhe zgjidhje për kondicionimin nga distributorët ekskluzivë Mitsubishi Heavy Industries dhe Hokkaido.

Shërbimet që kompania ofron kanë prioritet klientin dhe ndërtimin e marrëdhënjeve të besueshme e afatgjata me ta.

 

PRODUKTET DHE SHËRBIMET NGA ALBAELETTRICA

Materiale Elektrike

Albaelettrica është shpërndarësi më i rëndësishëm i materialeve elektrike. Bashkëpunimi me firmat më në zë të prodhimit të tyre i ka dhënë mundësi kompanisë të ofrojë një gamë të gjerë, me të gjitha llojet e materialeve elektrike, çmimet më konkurruese në tregun shqiptar, dhe performancë të lartë. Stafi i kualifikuar është i angazhuar për inovacion në këtë sektor kaq dinamik duke i paraprirë zhvillimeve teknologjike.

Zgjidhje për Ndriçimin

Kompania ofron zgjidhje ndriçimi industrial dhe profesional për çdo lloj ambienti të jashtëm apo të brendshëm. Kushdo që do të eksperimentojë me dritën do të jetë i frymëzuar nga gama e gjerë e produkteve të markave më në zë në botë, e ndërthurur me përkujdesjen e plotë të arkitektëve dhe projektuesve të ndriçimit, që janë të gatshëm në çdo kohë të realizojnë idetë më bashkëkohore në investimet tuaja.

Home Automation

Home Automation përmirëson jetën tuaj duke ju mbajtur të sigurtë, duke kursyer konsumin e energjisë dhe duke e kthyer shtëpinë tuaj në një lojë pas një dite të lodhshme pune. Nëpërmjet një kompjuteri apo aparati celular, ju mund të komandoni pajisjet e shtëpisë suaj edhe kur jeni larg saj. Albaelettrica projekton dhe realizon gjithçka ju dëshironi falë një ekipi të specializuar i cili do t'ju udhëheqë në proçesin e krijimit të Home Automation, duke e bërë ëndrrën tuaj realitet.

Network Solutions

Nevojat në rritje për shpejtësi dhe siguri në transmetimin e informacionit, kanë përqëndruar vëmendjen e kompanisë në ofrimin e zgjidhjeve për bizneset, entet shtetërore apo publike, rrjetet civile dhe industriale, etj. Materialet që Albaelettrica ofron si Fibra Optike, Kabllot LAN, Sistemet e Telefonisë, Panelet RACK, etj, ndihmojnë klientët të ndërtojnë apo zgjerojnë aktivitetet e tyre duke përmirësuar cilësinë e komunikimit dhe përshpejtuar progresin.

Projektim Inxhinierik

Projektimi i specializuar ofrohet në shumë fusha të inxhinierisë elektrike që nga instalimet civile dhe industriale, deri tek impiantet speciale si mbrojtja kundër vjedhjes, kundër zjarrit, CCTV, TV-SAT, Videocitofoni, Home Automation, BMS, etj. Albaelettrica garanton përpikmëri dhe bashkëpunim të ngushtë me klientin në çdo hap të projektit nëpërmjet stafit të kualifikuar për të kryer dizenjimin dhe instalimin e impianteve të ndryshme, që nga ato të thjeshtat e deri tek më të ndërlikuarat, në të gjitha nivelet e liçensuara.

 

Vegla Pune Profesionale

Kompania ofron tashmë për herë të parë për tregun vendas, marketimin e veglave të punës nga Milwaukee. Milwaukee, kompani Amerikane, prej 85 vitesh udhëheq industrinë e prodhimit të veglave profesionale të punës dhe aksesorëve. Me performancë të lartë dhe jetëgjatësi, veglat e punës Milwaukee ofrojnë zgjidhje inovative për produktivitet sa më të lartë.

Sisteme Kondicionimi

Albaelettrica është e specializuar në fushën e ajrimit të kondicionuar duke ofruar për tregun një gamë të gjerë produktesh për përdorim rezidencial, komercial dhe industrial të cilësisë më të lartë të kondicionimit si dhe një gamë të plotë të shërbimeve për këto pajisje. Kompania është distributori zyrtar i vetëm i Mitsubishi Heavy Industries (kompani lider në tregun global) dhe Hokkaido për Shqipërinë. Stafi i kualifikuar është gjithmonë i gatshëm për të ofruar zgjidhjet e duhura tekniko-inxhinierike në përputhje të plotë me nevojat dhe preferencat e konsumatorëve.
 

 
 

ALBAELETTRICA OUTLET

Në Albaelettrica Outlet do të gjeni ulje reale deri në 90% për çdo artikull. Fokusuar kryesisht në zgjidhjet e ndriçimit, në dyqanin outlet do të gjeni gjeni një selektim artikujsh të ndryshëm të rinj (prototipe, artikuj që janë përdorur për fotografi ose produkte me difekte të vogla në ambalazhim), të cilat shiten me super ulje.

ALBAELETTRICA TEMPLE

Showroom-i Temple nga Albaelettrica është showroom-i më bashkëkohor i ndriçimit në rajonin e Ballkanit. Aty do të gjeni koleksionet më të fundit të markave më të njohura në botë me dizajne unike dhe cilësi superiore. Së bashku me gamën më të madhe dhe më të veçantë të produkteve të ndriçimit ofrohet edhe konsulenca e arkitektëve të ndriçimit të cilët përkujdesen për çdo detaj të projektit tuaj.

Përveç showroom-it Temple në Tiranë, Albaelettrica ekspozon me qindra ndriçues edhe në showroom-et e tjera të saj.  Showroom-i Temple në Vlorë përmbush të gjitha kërkesat tuaja për ndriçimin. Gjithashtu mund të vizitoni showroom-in në magazinën qëndrore, në AutostradënTiranë - Durrës, km 8 dhe të zbuloni se çfarë Albaelettrica mund të bëjë për ju.

 

ALBAELETTRICA PROJEKTE

Kompania Albaelettrica ka një portofol të pasur projektesh, të gjitha histori suksesi ne sajë të përvojës shumë vjeçare dhe stafit të kualifikuar të kompanisë.

Projektet e para datojnë që në vitin 1996 dhe janë shtuar në mënyrë progresive vit pas viti në sajë të ekspertizës së stafit në inxhinierinë elektrike duke realizuar projekte shumë profesionale.

Për të parë portofolin e projekteve të kompanisë Albaelettrica mund të vizitoni faqen zyrtare www.albaelettrica.al

 

ALBAELETTRICA PARTNERËT NDËRKOMBËTARË

Profesionalizmi dhe kompetencat e kompanisë Albaelettrica kanë tërhequr vëmendjen e shumë kompanive ndërkombëtare që tashmë janë partnerë afatgjatë dhe ekskluzivë. Partneritetet strategjike ndërkombëtare janë burim i rritjes së qëndrueshme për Albaelettrica, e cila udhëheq tregun e brendshëm.

Partnerët e shumtë ekskluzivë si ABB, Milwaukee, Palazzoli, Friulsider, DL Radiators,i Guzzini, Karman, Mitsubishi Heavy Industries etj. dëshmojnë për një bashkëpunim të frytshëm dhe vlerësojnë cilësinë, profesionalizmin dhe besueshmërinë e kompanisë Albaelettrica.

 

NA KONTAKTONI

Head Office & Central Warehouse

Autostrada Tiranë - Durrës, km. 8, Tiranë, Albania

Tel.: +355 4 2406633, Fax: +355 4 2406634, info@albaelettrica.al, www.albaelettrica.al

 

Albaelettrica Tirana Shop

Rr. “Myslym Shyri”, kulla III, Tiranë, Albania

Tel.: +355 4 2232721, Fax: +355 4 2232722, info@albaelettrica.al

 

Albaelettrica Sisteme Kondicionimi Shop

Blv. “Zhan D’ark”, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, Tiranë, Albania

Tel/Fax: +355 4 237 1961, info@albaelettrica.al

 

Showroom Temple

Blv. “Gjergj Fishta”, ish parku i spedicionit, nr. 146 - qendra Alpas, Tiranë, Albania

 

Albaelettrica Vlora

Lagjja “28 Nëntori”, pall. Deneko”, Vlorë, Albania

Tel.: +355 33 402307, Fax: +355 33 402307, Cel.: +355 69 44 14744

infovlora@albaelettrica.al

 

Albaelettrica Kosova

Magjistralja Prishtinë - Mitrovicë, km. 3, Shkabaj - kompleksi Reforma, Prishtinë, Kosovë

Tel.: +381 38 753056, infokosova@albaelettrica.al

 



Kategori Biznesi


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved