Butik Alviero
Rrjeti Akademik Shqiptar    
Zhvillim Software
Kontakte
Rruga Muhamed Gjollesha 71, kati i 4, Tiranë, Shqipëri, 1001
Projekti për “Krijimin e Qendrës Ndëruniversitare të Shërbimimeve dhe Rrjetit telematik universitar” synon përmirësimin dhe forcimin e sistemit universitar, të mësimdhënies në një nivel më të lartë, të menaxhimit universitar dhe në nxitjen e hulumtimit shkencor.
Projekti për “Krijimin e Qendrës Ndëruniversitare të Shërbimimeve dhe Rrjetit telematik universitar” synon përmirësimin dhe forcimin e sistemit universitar, të mësimdhënies në një nivel më të lartë, të menaxhimit universitar dhe në nxitjen e hulumtimit shkencor. Qendra Ndëruniversitare do të ofrojë shërbime software për menaxhimin e proceseve akademike dhe administrative në universitetet publike dhe institutet kërkimore, si dhe do të menaxhojë Rrjetin Akademik Shqiptar. Ky shërbim do të ofrohet në konsulence me Konsorciumin universitar Italian “CINECA”.
 
Themeluar për herë të parë në Shqipëri RASH-i do të lidhë institucionet e arsimit të lartë me institutet kërkimore shkencore ne nje “Backbone” universitar dhe me tej me Rrjetin paneuropian te kerkimit dhe edukimit “?GÉANT”. Ndër të tjera, projekti do të kontribuojë edhe në ecurin e procesit të Bolonjes ne Shqiperi përmes expertizes se kollegeve italiane te Universitetit të Bolonjës. Do te zhvillohen trajnime për zhvillimin e kapaciteteve menaxhuese të arsimit të lartë publik shqiptar/të institucioneve kërkimore si dhe do te fokusohen në pjesëmarrjen nëpër programe të ndryshme kërkimore apo projekte si në nivel evropian ashtu dhe në atë ndërkombëtar.

Forme kontakti


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved