Usluga Company    
Kompleksi Usluga, Rr. Reshit Petrela, Tirane
Kompania Usluga është themeluar në vitin 1993, me vendodhje në Shqipëri dhe me zyra në Tiranë dhe Durrës. Tashmë 27 vjet në tregun shqiptar, ofron një game të gjerë të produkteve dhe shërbimeve cilësore duke u klasifikuar si një lider ne biznesin shqiptar.

Kompania Usluga është themeluar në vitin 1993, me vendodhje në Shqipëri dhe me zyra në Tiranë dhe Durrës. Usluga është një nga zhvilluesit më të mirë të pasurive të patundshme në Shqipëri.

Portofoli i projekteve përfshin ndërtesa banimi dhe komerciale, në Tiranë dhe Durrës. Usluga Properties ofron prona për të blerë dhe marrë me qira në kuadër të zhvillimeve të banimit, shitjes me pakicë, biznesit  dhe të përdorimit të përzier.

Ne kujdesemi për më shumë se 100 qiramarrës në qendrat tona dhe japim me qera përafërsisht 30,000 m² çdo vit. Cdo kompleks eshte i perbere me një kombinim individual biznesh. Në kompleksin Usluga, ish-stacioni i Trenit Tirane, ofrohen apartamente me qira afatshkurtër ose afatgjatë, te mobiluara nga arkitektë profesionistë. Dizajni dhe dekori i përdorur i japin apartamenteve ngrohtësinë e nevojshme për te pritur turistët vendas, të huaj, studentë, profesionistë dhe kushdo që qëndron për një periudhe kohe të caktuar në Tiranë ose Durrës.  Kompania ofron shërbimin e mirëmbajtjes duke vendosur në dispozicion një teknik per riparimet e nevojshme. Kompania ofron sigurinë, pasi apartamentet ndodhen në një zonë të pajisur me kamera sigurie. Apartamentet ofrojnë komfortin e të jetuarit në një zonë në afërsi të të gjitha shërbimeve të domosdoshme, si supermarkete, transporte urbane, poste, etj.

Duke parë potencialin turistik të Shqipërisë, sektori i hotelerise është një nga fushat që ka tërhequr vëmendjen e kompanisë. USLUGA ka realizuar disa ndërtime ne qytetin e Durrësit, te cilat janë shndërruar ne hotele luksoze. Hotelet: AS HOTEL Tirane &Durres plazh, SUN HOTEL dhe HORIZONT HOTEL  janë kthyer ne një destinacion te preferuar nga turistët vendas dhe te huaj. Një tjetër hotel është ndërtuar kohët e fundit: HOTEL BELMONDO edhe ky  ne zonën e plazhit të Durrësit.

Kullat e banimit të projektit USLUGA janë disa hapa larg Bulevardit të Ri të Tiranës me njësi të dizajnuara me dizajne të zgjuara inxhinierike dhe një sërë mundësish të shikimit mbi qytet. Kullat ofrojnë njësi të operuara në hotel dhe apartamente shërbimi.

Me mbi 25 vjet eksperience ne industrinë e xhamit. Ne disponojmë makineritë e fundit të pajisura me teknologjitë më të përparuara të përpunimit te xhamit. Ne ofrojmë të gjitha produket e perfunduara me xham suc jane kabina dushi, fasada xhami, dritare dhe dyer xhami te laminuara, temperuara dhe me eficence energjie.



Kategori Biznesi


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved