ProCredit BANK    
Rruga “Dritan Hoxha”, Nd. 92, H.15
Pjesë e rrjetit ndërkombëtar prej 21 bankash ProCredit në të gjithë botën me më shumë se 16’000 punonjës.

ProCredit Bank është një bankë e orientuar drejt zhvillimit dhe ofron shërbim të plotë bankar. Ne ofrojmë shërbim cilësor për individët dhe bizneset. Në veprimet tona ne i përmbahemi një numri të caktuar parimesh bazë: ne vlerësojmë transparencën në komunikimin tonë me klientët, ne nuk promovojmë kreditë konsumatore, dhe sigurojmë shërbime të cilat janë të bazuara në situatën e çdo klienti dhe analizën financiare.  Kjo qasje e përgjegjshme na lejon të ndërtojmë një marrëdhënie afatgjatë me klientët tanë të bazuar në besimin reciprok.

Fokusi ynë është ofrimi i shërbimit për sipërmarjet shumë të vogla, të vogla dhe të mesme, sepse jemi të bindur që këto biznese krijojnë numrin më të madh të vendeve të punës dhe i japin një kontribut thelbësor ekonomive në të cilat operojnë.

Duke ofruar shërbime të thjeshta depozituese për klientët tanë individë si dhe duke investuar burime të konsiderueshmë në një edukim financiar, ne kemi për qëllim të promovojmë kulturën e kursimit, e cila mund të sjellë një qëndrueshmëri dhe siguri për familjet e zakonshme.

Aksionerët tanë presin një fitim të qëndrueshëm nga investimi, por nuk janë kryesisht të interesuar për maksimizimin afatshkurtër të fitimit. Ne investojmë shumë në trajnimin e personelit tonë, për të krijuar një mjedis pune të kënaqshëm dhe efikas, si edhe për t’u siguruar klientëve tanë shërbimin më miqësor dhe më konkurrues në treg.



Kategori Biznesi


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved